Categories: sport

Jeta vazhdon”, Osmani analizon disfatën ndaj Teutës: Ja gabimet e Laçit

Laçi pësoi një humbje 1-3 përballë Teutës, në takimin e javës së tretë të “Abissnet Superiore”, të zhvilluar në Kurbin. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Qatip Osmani foli për problemet që ndikuan në rezultatin e sfidës.

Të lidhura

None found

“Ndeshjen nuk e nisëm siç duhej, edhe pse gjatë gjithë javës ishim përgatitur pikërisht për këtë situatë. E dinim që Teuta ka cilësi në topat e gjatë dhe u fokusuam për t’i neutralizuar. Megjithatë, pas një pasimi nga mbrojtja, pësuam gol dhe nuk arritëm ta korrigjonim këtë problem. Në minutën e 20-të rezultati shkoi 2-0, ndërsa më pas fituam një penallti që nuk e shndërruam në gol. Në pjesën e dytë ndryshuam skemën dhe aktivizuam disa lojtarë më të freskët, por sërish nuk ia dolëm. Çdo humbje ka pasojat e veta, por jeta vazhdon dhe duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Osmani.

“Tashmë e kuptojmë se çfarë duhej të kishim bërë ndryshe. Në 30 minutat e para mbrojtja jonë qëndroi shumë e avancuar. U kërkova lojtarëve të tërhiqeshin, pasi kundërshtari përdorte shpesh topat e gjatë. Në repartin ofensiv kemi dy sulmues klasikë dhe njëri prej tyre duhej të kërkonte topat në hapësirat mes mbrojtjes dhe mesfushës së Teutës. Gjithashtu provuam të ndryshonim dy mesfushorë, në mënyrë që të ishim më të organizuar në fazën mbrojtëse dhe të pengonim topat e gjatë të kundërshtarit”, shtoi trajneri i Laçit.

“Për sa i përket aspektit psikologjik, kemi një ekip të ri dhe sigurisht që kjo është një pikë ku duhet të punojmë. Asnjë humbje nuk është pozitive, por kampionati sapo ka nisur. Duhet të ruajmë qetësinë, të jemi të gatshëm për punë dhe të diskutojmë për t’i eliminuar gabimet e shfaqura në këtë ndeshje. Tani duhet të përgatitemi për sfidën e radhës. Ana psikologjike ndikon te ky ekip dhe, pas një starti relativisht të mirë, është shumë e rëndësishme që pas kësaj humbjeje t’i japim kurajo skuadrës. Mendoj se kemi cilësitë e nevojshme për të arritur diçka”, përfundoi Osmani.

të fundit

Këmbimi valutor 7 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me…

3 minutes ago

After a decade of delays, Ohrid’s indoor swimming pool enters the final phase

Qeveria, në seancën e rregullt të sotme, miratoi pikën që mundëson vazhdimin dhe përfundimin e ndërtimit të pishinës së mbyllur…

4 minutes ago

Begaj congratulates Justina Shiroka-Pula on her election as president of Kosovo: Albania and Kosovo will move forward together

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës. Përmes një mesazhi urimi, Begaj…

4 minutes ago

Haradinaj: The appeal in The Hague requires major support; consider it the “highway of freedom

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për miratimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen…

5 minutes ago

Hoxhaj congratulates Justina Shiroka-Pula on becoming president: A shared history

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar…

5 minutes ago

Reuters: Justina Shiroka-Pula elected president of Kosovo, saving the country from snap elections

Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka…

6 minutes ago