Laçi triumfoi 2-0 ndaj Vllaznisë në derbin verior, të zhvilluar për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani, komentoi paraqitjen e skuadrës dhe suksesin e arritur.
None found
Osmani theksoi se fitorja ishte veçanërisht e rëndësishme pas disfatës së marrë kundër Teutës. Sipas tij, gjatë gjithë javës ekipi ishte përgatitur me fokus te përballja me Vllazninë dhe, në pjesën më të madhe, lojtarët i zbatuan detyrat e kërkuara.
“Pas humbjes me Teutën, reagimi me një fitore ishte shumë i rëndësishëm. Përgjatë javës u përgatitëm për mënyrën e lojës së Vllaznisë dhe skuadra i përmbushi shumicën e detyrave. Meritojnë përgëzime për këtë”, u shpreh trajneri.
I pyetur nëse Laçi do ta vijojë këtë mënyrë paraqitjeje, Osmani tha se skuadra do të përpiqet të ruajë të njëjtin nivel. Ai sqaroi se ndryshimi i sistemit mund të bëhet i domosdoshëm për shkak të dëmtimeve ose arsyeve të tjera, ndërsa fitoren ndaj Vllaznisë ia atribuoi epërsisë taktiko-teknike.
“Sigurisht që do të përpiqemi të vazhdojmë kështu. Ndonjëherë sistemi duhet ndryshuar për shkak të dëmtimeve apo arsyeve të ndryshme. Sot ekipi fitoi në aspektin taktiko-teknik, pasi lojtarët ishin më të shpejtë dhe më të zotë në dyluftime. Do të vazhdojmë në këtë drejtim”, deklaroi Osmani.
Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…
Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…
Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin "Alta Bankën" dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet, akuzojnë…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun…
Enti Shtetëror i Auditimit ka identifikuar dobësi serioze në zbatimin e masave të sigurisë dhe kontrolleve në sistemin IT të…
Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir…