sport

Jesus Navas lavdëron Shqipërinë dhe këshillon skuadrën e tij

Shqipëria luan sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B në Euro 2024 ndaj Spanjës, në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit nga ora 21:00.

Veterani i Spanjës, Jesus Navas ka folur pak ore para takimit të sotëm ku  e ka lavdëruar Shqipërinë  dhe ka këshilluar skuadrën e tij të jenë të fortë nga fillimi për të arritur fitoren.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu si lojtarë. Është e shkëlqyer për tifozët tanë dhe vendin tonë. Evropiani është për t’u shijuar dhe fitorja do të ishte unike”, ka thënë fillimisht Navas në konferencë për shtyp.

“Ndjenjat janë shumë të mira deri më tani. Kemi luajtur futboll të jashtëzakonshëm dhe jemi kënaqur me zotërimin e topit. Por duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë”.

“Unë kontribuoj në çdo mënyrë që mundem. Shpresoj që të luaj nesër (sot) dhe të gjithë duam të luajmë në nivelin tonë më të mirë. Është e pabesueshme të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Ne të gjithë kontribuojmë – ata që janë më të vjetër dhe ata që janë më të rinj”.

“Shqipëria është këtu sepse kanë bërë shumë mirë. Kanë punuar shumë dhe janë të bashkuar. Ne duhet të jemi të fortë që në minutën e parë për të marrë fitoren”, përfundoi anësori spanjoll.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

4 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

4 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

4 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

4 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

5 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

5 hours ago