sport

Jeremy Doku tregon kundërshtarin e tij më të vështirë, zbulon edhe emrat e yjeve që e frymëzojnë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Jeremy Doku, ka folur për kundërshtarin e tij më të fortë pas një sezoni të shkëlqyer debutues në Ligën Premier, teksa ka treguar edhe emrat e lojtarëve që i sheh si model dhe e frymëzojnë në karrierë.

21-vjeçari realizoi një ëndërr fëmijërie për të luajtur në Ligën Premier verën e kaluar, kur iu bashkua Manchester Cityt nga skuadra e Ligue 1, Rennes.

Të lidhura

None found

Ai hapi llogarinë e tij kundër West Hamit në mes të shtatorit dhe vazhdoi të lulëzojë, duke shënuar tre gola dhe gjashtë asistime në 12 paraqitjet e tij të para.

Pas një sezoni torturues të mbrojtësve të krahut, belgu përfundoi sezonin 2023/24 me disa statistika mbresëlënëse.

Përveçse mburrej me paraqitjet më progresive në Ligën Premier, ai përfundoi i dyti për driblime të suksesshme (168 tentime me 51.2% sukses).

Në fakt, gjatë barazimit 1-1 të Cityt kundër Liverpoolit në nëntor, Doku përfundoi më shumë driblime (11) se çdo lojtar i Ligës Premier që nga shtatori 2021.

Anësori i lindur në Antwerp shpesh ka dalë fitues kur bëhet fjalë për betejat një me një këtë sezon, megjithëse një lojtar dallohet si kundërshtari i tij më i vështirë.

Në nëntor, Doku dhe shokët e tij të Cityt u ndeshën kundër Chelseat në barazimin 4-4 në Stamford Bridge dhe belgu ka mbetur i impresionuar nga reprezentuesi anglez, Reece James, teksa ka folur për sezonin e tij.

“Kam luajtur kundër shumë mbrojtësve të mirë. Tani është bërë shumë më e vështirë me skuadrat që luajnë më shumë në mbrojtje. Do të thosha Reece James. Mendoj se ai është një mbrojtës shumë i fortë dhe i mirë, dhe një nga më të vështirët kundër të cilëve kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Doku për SPORTbible.

Përveçse foli për kundërshtarin e tij më të fortë, Doku tregoi edhe frymëzimet e tij më të mëdha.

“Unë jam një driblues kështu që gjithmonë jam frymëzuar nga ata më së shumti. Messi dhe Neymar, kundër të cilëve kam luajtur, më frymëzojnë, ashtu si edhe Ronaldinho”.

“Më frymëzon edhe Eden Hazard, me të cilin kam pasur mundësinë të luaj”.

Lojtarët e kombëtares sime më frymëzojnë gjithashtu si Kevin De Bruyne, Vincent Kompany dhe Romelu Lukaku”, përfundoi ylli i Cityt. /telegrafi/

të fundit

FOTOLAJM/ Studentët ironizojnë shpërblimin prej 2500 eurosh për policët

Studentët kanë përcjellë një mesazh ironik nga protesta para Kryeministrisë, duke iu referuar shpërblimit prej 2500 eurosh për efektivët e…

6 minutes ago

Klubet dhe organizatat shqipfolëse mund ta përdorin falas Listub Studio, platformën e re të një kompanie kosovare në Gjermani

Klubet dhe organizatat shqipfolëse mund ta përdorin falas Listub Studio, platformën e re të një kompanie kosovare në Gjermani Galveo…

8 minutes ago

Komisioni për Ekonomi përcakton agjendën e punës, në dhjetor raportojnë Rizvanolli dhe Kusari Lila

Rizvanolli dhe Kusari-Lila para deputetëve në dhjetor, Komisioni për Ekonomi i cakton prioritetet. Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi,…

14 minutes ago

Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist pas kërkesës që Rama të hapë rrugë për zgjidhjen e krizës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka qenë e vetmja…

14 minutes ago

Studentët, mësuesit dhe prindërit përgatiten për protesta, policia greke në gatishmëri

Në gatishmëri të shtuar ndodhen forcat e policisë greke pas trazirave në Francë dhe vendet e tjera europiane. Protestat e…

17 minutes ago

Prokurorët në Maqedoni i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese vendim të shpejtë për koeficientët e pagave

Këshilli i Prokurorëve Publikë, Prokuroria Publike dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të vendosë urgjentisht për ndryshimet…

17 minutes ago