Manchester City është përballur me një tjetër shqetësim, pasi Jeremy Doku ka pësuar një dëmtim në pulpë gjatë humbjes 3-0 ndaj Arsenalit në Community Shield dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.
None found
Futbollisti belg nuk e përfundoi ndeshjen, pasi u zëvendësua në pushim. Pas përfundimit të takimit, ai u fotografua me akull në zonën e dëmtuar.
Mediumi belg “Nieuwsblad” raporton se në kampin e Manchester Cityt ekziston frika se problemi i fundit fizik mund të jetë i lidhur me vështirësitë që Doku ka kaluar që prej Kampionatit Botëror. 24-vjeçari më parë ka vuajtur nga një infeksion i rëndë respirator, si edhe nga një dëmtim në kyçin e këmbës, çka e ka penguar të kryejë një përgatitje të rregullt parasezonale.
Si rrjedhojë, anësori belg do të mungojë me siguri në përballjen hapëse të Manchester Cityt në Ligën Premier, kundër Bournemouthit, këtë fundjavë.
Klubi anglez shpreson se një periudhë më e gjatë rikuperimi do t’i mundësojë Dokut të shërohet plotësisht dhe të rikthehet në nivelin e tij më të mirë.
Doku e nisi nga minuta e parë përballjen me Arsenalin në Community Shield, por nuk mundi të linte gjurmë në lojën e Cityt, që u mposht 3-0 në Cardiff.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…