Ka filluar java e derbit ose siç italianët e quajnë, “Clima Derbi” , ku Inter dhe Milan do të përballen së bashku.
Supersfida do të luhet të dielën, më 7 nëntor në orën 20:45 , stadium “SanSiro”. Kjo ndeshje dhuron gjithmonë emocione dhe shumë tension e spetakël.
None found
Milan është në formën më të mirë të mundshme, ekipi i Piolit po zhvillon një kampionat nga më të mirët në këto vitet e fundit, ku momentalisht ndodhen në vendin e dytë me pikë të barabarta me Napolin kryesues, pasi këta të fundit kanë mbrojtjen më të mirë dhe kanë pësuar vetëm 3 gola.
Pioli është një strateg I vërtetë, ka rigjeneruar Milanin në një ekip me një vetëbesim të madh dhe që nuk di të ndalojë me fitoret. Në 11 ndeshje në Seria A, Milan ka grumbulluar në total 31 pikë , ku ka 10 fitore dhe 1 barazim.
Milani ka një dyshe në mbrojtje ku premton shumë, Tomori dhe Kjaer. Udhëhiqen nga 40-vjeçari Ibrahimoviç ku nuk ka të ndalur.
Nga ana tjetër Interi duket se është “përmëndur” duke fituar dy ndeshjet e fundit radhazi. Një Inter shumë i qetë në ndërtimin e lojës ku me Barella dhe Brozoviç çdo gjë është më e lehtë për të zotëruar lojën.
Një repart defensive ku nuk le hapsira, me një treshe e cila të vështirëson golin, Skriniar-De Vrij- Bastoni.
Mesfusha nuk ka diskutime, Barella dhe Brozoviç formojnë një nga dyshet e mesfushës më në formë për momentin.
Sulmi krijon panik për kundërshtarët, me veteranin Dzeko që nuk falë para portës dhe me Lautaro Martinez që nuk ka të frenuar. Perisiç nga krahu i majtë i cili është gjithmonë problem për mbrojtësit me zgjuarsinë, teknikën dhe shpejtësinë e tij.
Inzaghi është i qetë, besimplotë tek ekipi i tij ku mesa duket është duke zbritur me “këmbë në tokë”.
Zikaltërit ndodhen në vendin e tretë në kuotën e 24 pikëve, 11 ndeshje 7 fitore 3 barazime dhe 1 humbje të pësuar./H.LL/albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…
Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…