Superiorja mbylli siparin e javës së 19-të mbrëmjen e sotme me duelin Vllaznia-Kukësi, teksa do të rikthehet të premten e 19 janarit ku janë të planifikuar të luhen 2 duelet e vlefshme për javën e 20-të.
Në orën 13:30, në “Kukës Arena” verilindorët do të presin kryesuesit e Egnatias në një duel që pritet të jetë tepër i luftuar, ndërkohë po ditën e premte në orën 17:00, në “Niko Dovana”, durrsakët e Edi Martinit do të masin forcën me bardheblutë e Tiranës. Të dy skuadrat janë të etura për pikë dhe do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky takim.
None found
Java e 20-të do të mbyllet ditën e shtunë me 3 duele interesante. Në orën 13:30 në stadiumin e Rrogozhinës, Erzeni pret Vllazninë, ndërkohë që në orën 17:00 dotë luhen paralelisht dy sfida. Partizani pret në “Arenën e Demave”, Laçin e Mirel Josës, teksa në Korçë, Skënderbeu dhe Dinamo do të masin forcën në temperatura të ulta.
AXHENDA E JAVËS SË 20-TË:
E PREMTE – 19 JANAR:
KUKËSI – EGNATIA ORA 13:30
TEUTA – TIRANA ORA 17:00
E SHTUNË – 20 JANAR:
ERZENI – VLLAZNIA ORA 13:30
PARTIZANI – LAÇI ORA 17:00
SKËNDERBEU – DINAMO CITY ORA 17:00 /balkanweb/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…