Categories: sport

Izraeli përfshin talentin e Barcelonës në listë për Kosovën, por lë jashtë dy futbollistë të rëndësishëm

Izraeli do të zbresë në fushë kundër Kosovës në Prishtinë me një futbollist të ri të Barcelonës, por skuadrës do t’i mungojnë edhe disa lojtarë me peshë.

Të enjten, përzgjedhësi Ran Ben Shimon bëri publike listën për dy takimet e fundit të Izraelit në Grupin B3 të Ligës së Kombeve. Fillimisht, izraelitët do të luajnë me Kosovën më 14 nëntor, e më pas me Austrinë.

Të lidhura

None found

Një nga emrat që bie në sy është Orian Goren, 17-vjeçari i Barcelonës, i cili merr për herë të parë ftesë në ekipin e parë të Izraelit.

Së fundmi, Goren ishte në stolin e Barcelonës për ndeshjen El Clasico kundër Real Madridit.

Çekia kishte shprehur gjithashtu interesim për të, por talenti ka zgjedhur të luajë për Izraelin, vendin që e ka përfaqësuar në të gjitha grupmoshat.

Para dy ndeshjeve të ardhshme, Ben Shimon përballet edhe me mungesa në skuadër. Mediat izraelite raportojnë se kombëtarja nuk do të ketë në dispozicion disa futbollistë të rëndësishëm.

Sipas mediumit Sport5, Eliel Peretz dhe Tai Baribo janë ndër mungesat kryesore për Izraelin në dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Izraeli mban vendin e fundit në Grupin B3 me dy pikë. Austria kryeson me tetë, ndërsa Kosova dhe Irlanda kanë nga pesë pikë.

të fundit

Në hapje të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, Micheál Martin mirëpret Albin Kurtin

Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin u prit nga homologu i tij irlandez Micheál Martin.…

2 minutes ago

Cristian Shpendi merr numrin 9 përballë Finlandës, fanella që mbante më parë Anis Mehmeti

Cristian Shpendit i është besuar numri 9-të në fanellë për ndeshjen e sotme ndaj Finlandës që do të luhet në…

5 minutes ago

Plarent Ndreca pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit: Nuk sigurohet dokumentacioni mjekësor, PS nuk ka mbajtur qëndrim zyrtar

Nga burgu i Fierit, pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se ende nuk…

8 minutes ago

Xhiroja e nëntë e basketbollit nis të premten

Për dallim prej tetë xhirove të mëparshme që janë zhvilluar në fundjavë, xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në…

11 minutes ago

I mitur sulmohet në oborrin e shkollës në rajonin e Gostivarit, shokët publikojnë pamjet në rrjetet sociale

Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme, në rajonin e Gostivarit.Rastin…

13 minutes ago

Izraeli pritet të përballet me Kosovën pa dy lojtarë

Izraeli pritet ta ketë një mungesë të rëndësishme për duelin kundër Kosovës, që luhet të shtunën nga ora 15:00 në…

23 minutes ago