Elbasani dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në përballjen e javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Ndeshja, e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1. Pas takimit, trajneri i skuadrës verdheblu, Ivan Gvozdenovic, analizoi paraqitjen e ekipit të tij.
None found
“Ndoshta mund të flasim për fat vetëm nëse marrim në konsideratë 5 minutat e fundit. Nëse e shohim ndeshjen që nga starti, nuk jam dakord me këtë vlerësim. Është e vështirë të parashikoj se ku mund të renditet Elbasani, por besoj se do të jemi në pjesën e sipërme të tabelës. Nga fillimi deri në fund, ne ishim skuadra më e mirë dhe e kontrolluam ndeshjen. Ajo që na penalizoi ishte mungesa e golit në rastet e pastra që krijuam. Kjo ka peshë, sidomos ndaj një ekipi si Vllaznia. Edhe kundërshtari pati momente të mira, ndërsa goli i dytë erdhi pas një gabimi naiv nga ana jonë. Ende jemi një skuadër naive dhe e butë; duhet të dimë të jemi më të ‘pistë’, gjithmonë brenda rregullave.
Shkodra u shfaq më mirë në pjesën e parë sa i takon tranzicionit pozitiv. Ne patëm mundësi me Hebajn dhe Nikajn, por duke qenë një derbi, ishte e vështirë të kishte shumë raste shënimi. Vllaznia na kapi në kundërsulm. Për një moment u ndikuam edhe emocionalisht, por nuk u dorëzuam dhe arritëm të shënonim për ta barazuar ndeshjen. Duke parë rastet, mund të kishim marrë edhe fitoren, pasi krijuam më shumë mundësi se Vllaznia, por në 5 minutat e fundit u treguam naivë. Ky është vlerësimi im. Në të dyja pjesët e menaxhuam mirë qarkullimin e topit. Duhet të përmirësojmë finalizimin dhe shfrytëzimin e rasteve, ndaj do të punojmë për t’i rregulluar këto aspekte.
Ne u përgatitëm për të fituar, megjithatë edhe një pikë në një ndeshje të tillë është rezultat i mirë. Pavarësisht kësaj, jam i mërzitur. Sa u përket golave të pësuar pas tranzicioneve negative, ke të drejtë dhe do të punojmë pikërisht në këtë drejtim. Si goli i parë, ashtu edhe i dyti erdhën në situata të tilla, por ndoshta më shqetëson më shumë i dyti. E kishim topin në këmbë, por nuk e menaxhuam siç duhet mes nesh. Goli i parë ishte meritë e Vllaznisë”, deklaroi Gvozdenovic.
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…
Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...
Dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas shpërthimit të një automjeti tip “Benz”, mbrëmjen e sotme, në bulevardin “18 Shtatori”…
Armir Boriçi Armir Boriçi ishte më i miri në fushë, në sfidën që Elbasani barazoi 1-1 me Vorën, në kuadër…
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…
Këngëtarja Blerina Matraku ka deklaruar në [...]Read More...