sport

Italia “sheshon” Hungarinë dhe kalon në “final four”, Angli – Gjermani dhuron gjithçka, por jo fitues (VIDEO)

Italia ka arritur të fitojë pastër me rezultatin 0-2 përballë Hungarisë në shtëpinë e këtyre të fundit dhe duke i marrë po ashtu edhe vendin e parë në klasifikim.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 27 nga Raspadori që do ishte edhe goli i vetëm i 45 mintave të para.

Të lidhura

None found

Në pjesën e dytë, Italia do të arrinte të dyfishonte rezultatin me Dimarcon në minutën e 52.

Minutat e mbetura do të administroheshin mirë nga “azurrët” që sigurojnë kështu kreun e grupit dhe kalojnë “final four”.

Anglia dhe Gjermania ka dhuruar spektakël në Wembley, në ndeshjen që vlente vetëm për prestigj.

Pjesa e para do të mbyllej në barazim pa gola edhe pse rastet nuk do të mungonin.

Golat ishin lënë për 45 minutat e dyta, pasi u shënuan plot gjashtë, nga 3 për secilën skuadër.

Ishte Gjermania ajo që do ta kalonte e para në avantazh me Gundogan në minutën e 52, madje do të dyfishonte rezultatin në minutën e 67 me gol fantastik të Havartz.

Anglia “zgjohet” pas golit të dytë të “panzerave” dhe bën një përmbysje të çmendur, Shaq në minutën e 72 dhe Mount në të 75, do të shënonin dy herë për të barazuar, ndërsa në minutën e 83 kapiteni Kane përmbys gjithçka.

Nuk ishte thënë të mbyllej me aq, Havertz shënon sërish në minutën e 87 dhe barazon sërish shifrat.

3-3 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj super ndeshjeje./albeu.com

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago