Categories: sport

Bastoni barazon në Paris, Franca dhe Italia ndajnë pikët

Franca dhe Italia u ndalën në një barazim 1-1 në “Stade de France”, në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Italia e nisi takimin me një mundësi të rrezikshme, teksa Moise Kean provoi të mposhtte Mike Maignan. Megjithatë, portieri francez ishte në vendin e duhur dhe neutralizoi goditjen.

Kean mendoi se kishte kaluar Italinë në epërsi në minutën e 41-të, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Si rrjedhojë, 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

Pas pushimit, Franca u shfaq më kërkuese dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 55-të.

Michael Olise goditi fuqishëm nga distanca dhe topi, pasi u përplas me traversën, përfundoi në rrjetë duke i dhënë vendasve avantazhin 1-0.

Italia nuk vonoi të reagonte dhe në minutën e 68-të riktheu baraspeshën. Alessandro Bastoni realizoi me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, ndaj së cilës Maignan nuk pati mundësi të ndërhynte.

Të dyja skuadrat vijuan të kërkonin golin e fitores. Franca iu afrua sërish avantazhit në minutën e 70-të, por tentativa e Adrien Rabiot u ndal nga një pritje e shkëlqyer e Gianluigi Donnarummës.

Situata u vështirësua për Francën në minutën e 85-të, kur Dayot Upamecano mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me 10 lojtarë.

Edhe pse luajti me avantazh numerik në minutat e fundit, Italia nuk arriti të shënonte golin e fitores dhe ndeshja përfundoi në barazim.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago