Mbrojtësi i Italisë dhe Interit, Francesco Acerbi nuk do të jetë pjesë e Euro 2024.
Edhe pse trajneri, Luciano Spalletti e bëri pjesë të listës për Europianin e “Gjermani 2024”, Acerbi nuk ia ka dalë që të lërë pas dëmtimin.
Por tekniku italian nuk ka vonuar dhe ka gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit të Interit. Bëhet fjalë për Federico Gatti.
25-vjeçari që aktivizohet me Juventusin, shihet nga Spalletti si ideali për t’u bërë pjesë e kombëtares.
Spalletti në këtë mënyrë “tremb” Shqipërinë, duke i vënë përballë shtatlartin që luan në një klub të madh, i cili ka treguar edhe aftësitë e tij.
Kujtojmë që Italia do ta nisë Euro 2024 përballë Shqipërisë, në ndeshjen që do të zhvillohet më 15 qershor.
Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit , do të startojë në orën 21:00.
DASHI Do kaloni një ditë mjaft të vecantë. Njerëzit e afërrm po bëjnë gjithçka dhe më të mirën për tju…
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në…
Dafina Zeqiri ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’i kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të…
Një vajzë shqiptare, 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina rrëmbeu vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore,…
Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira…
Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve të pushkatuar dhe varur nga…