sport

“Ishte ëndrra më e madhe”, Ronaldo thotë fjalën e tij pas eliminimit nga Kupa e Botës

Portugalia e Cristiano Ronaldos e mbylli Kupën e Botës Katar 2022 në fazën çerekfinale teksa luzitanët u eliminuan pas disfatës 1-0 ndaj Marokut. Ishte mundësia e fundit për CR7 që të triumfonte në Botëror dhe sigurisht nuk mund të mungonin lotët e sulmuesit në fundin e sfidës. Një Botëror që për Ronaldon nisi me një gol në sfidën hapëse ndaj Ganës në fazën e grupeve duke u shndërruar në lojtarin e vetëm që shënon në pesë Kupa Bote ndërsa më pas rrugëtimi vijoi me polemika pasi trajneri Fernando Santos e uli në stol.

Së fundmi, 37-vjeçari ka reaguar në Instagram aty ku thekson se ëndrra për të fituar Kupën e Botës ishte e bukur për aq sa zgjati ndërsa nuk mungoi edhe një “thumbim” ndaj kritikëve me Ronaldon që shprehet se tashmë është koha që specialistët të flasin dhe të nxjerrin përfundimet e tyre.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë:

“Fitimi i Kupës së Botës me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj të dimensionit ndërkombëtar, përfshirë edhe me Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në nivelin më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe.

Kam luftuar për të. Kam luftuar shumë për këtë ëndërr. Në 5 prezencat që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, isha i shoqëruar gjithmonë përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugez, dhashë gjithçka. Lashë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk iu shmanga luftës dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr.

Fatkeqësisht, dje ëndrra përfundoi. Nuk ia vlen të reagosh në të nxehtë. Thjesht dua që të gjithë të dinë se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë çast. Unë kam qenë gjithmonë një person më shumë duke luftuar për golin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’u ktheja shpinën shokëve të skuadrës dhe vendit tim.

Tani për tani, nuk ka shumë për të thënë. Faleminderit, Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur sa zgjati… Tani, është koha të jem një këshilltar i mirë dhe të lejoj secilin të nxjerrë përfundimet e veta”, përfundon Ronaldo reagimin e tij në rrjetet sociale.

të fundit

VIDEO/ Paraguai befason Gjermaninë dhe e nxjerr nga Kupa e Botës pas penalltive

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

4 minutes ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

52 minutes ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

1 hour ago

Formati me 48 skuadra në Kupën e Botës 2026 prodhoi rrëfime të veçanta, por favoritët mbetën thuajse të paprekur

Kupa e Botës 2026 debutoi me formatin e ri me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë ekipe, histori të reja…

2 hours ago

Burjani: An Agreement Only on the President Would Pull Kosovo Out of the Political Deadlock

Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke…

2 hours ago

Protest activists speak out / Lleshi: Albanian land has been turned into an experiment! Kurti: Rama treats us like people with tails

Dy aktivistët Arilda Lleshi dhe Andi Kurti, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë shpjeguar disa prej…

2 hours ago