sport

“Isha vërtet i kënaqur me të”, trajneri i Burnley elozhe Armando Brojës: Ndeshja e parë si titullar ishte super, na duhej pikërisht ky lojtar

Vetëm pak ditë më parë, Armando Broja luajti ndeshjen e parë si titullarë me Burnley në Premier League ndaj Newcastle. Sulmuesi i Kombëtares bëri një paraqitje mjaft pozitive, gjë të cilën e ka konfirmuar së fundmi edhe trajneri, Scott Parker.

45 –vjeçari menjëherë pas zëvendësimit të shqiptari shkoi për ta takuar, duke i lënë të kuptohej se kishte bërë një sfidë të mirë. Dhe pikërisht ditën e sotme në konferencën për shtyp theksoi se ishte jashtëzakonisht i kënaqur me liderin e Kombëtares shqiptare.

Madje u shpreh se ndaj Newcastle, broja ishte pikërisht futbollisti që i duhej lojës, për të shfrytëzuar mirë hapësirat që kundërshtari linte mbrapa. Ndër të tjera u shpreh se luftoi i vetëm në majën e sulmit pas daljes me karton të kuq të Lucas Pires.

“Unë isha më të vërtetë i kënaqur me të, me të vërtetë. Mendoj se ishte versioni më i mirë që kemi parë nga Armando.

Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe të jem i sinqertë mendoj se ishte super. Në fillimin e ndeshjes, kur ishim 11 kundër 11, ai ishte një platformë për ne, na dhuroi diçka. E bëri edhe kur mbetëm me 10, kur ajo vijëza e energjisë fillon e bie në atë momente, kur je një numër 9 aty para i vetëm dhe mund të humbasësh entuziazmin pasi po lufton i vetëm atje. Por e përsëris, ai ishte super, ndaj jam shumë i lumtur për të.

Rotacion apo zgjedhje? Pak nga të dyja. Mendova se kishim nevojë që të freskonim gjërat pak pas një jave të ngarkuar. Por gjithashtu ndjeja se në këtë ndeshje ndaj një skuadre si Newcastle, do të na duhej të shfrytëzonim hapësirën që linin pas krahëve, ndaj na duhej ai lloj profili lojtari. Siç e thashë, funksionoi mirë”, ka theksuar timonieri i Burnley.

të fundit

Kosova në Bordin e Paqes/ Presidentja Osmani do jetë pjesë e ceremonisë ditën e enjte, hapësirë për lobim ndërkombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të enjten në ceremoninë zyrtare të themelimit të Bordit të Paqes…

16 minutes ago

I fshehur në një dhomë hoteli bashkë më të dashurën/ Arrestohet në Romë vëllai i deputetes së PD, trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës

Markelian Hoti, vëllai i deputetes Elda Hoti, është arrestuar në periferi të Romës, pas një urdhër-arresti europian për trafik droge…

29 minutes ago

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

Jakup Krasniqi theksoi gjatë fjalës së tij në gjyqin që po mbahet në Hagë, se lufta e UÇK-së nuk ka…

54 minutes ago

“Keijsin e takova të parin pas eliminimit”, Ina Aderi flet për herë të parë pas eliminimit nga ‘BBVA’

Banorja e radhës që u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP, Ina Aderi, ka folur për eksperiencën e saj…

1 hour ago

GJKKO mbyll shqyrtimin për dosjen “Sterilizimi”, shpallet data kur jepet vendimi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për dosjen e njohur si “Sterilizimi”. Vendimi…

1 hour ago

Jakup Krasniqi me kollare me shqiponjë në fjalimin para trupit gjykues në Hagë (VIDEO)

Këtë të mërkurë, në paraqitjen e tij para trupit gjykues në Hagë, Jakup Krasniqi, u shfaq me një detaj simbolik…

2 hours ago