kosovë

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

Jakup Krasniqi theksoi gjatë fjalës së tij në gjyqin që po mbahet në Hagë, se lufta e UÇK-së nuk ka pasur për qëllim shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm lirimin e Kosovës, demokracinë, për barazinë dhe drejtësinë.

Ai u shpreh se çdo akuzë që është ngritur ndaj tyre, është vazhdim i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë. Mes të tjerash, Krasniqi theksoi se është krenar për veprimtarinë e tij politike.

“Krimet dhe persekutimet nga forcat serbe që e formësuan atë periudhë janë të pandashme nga veprimet që ju kërkohet të gjykoni. Ato nuk janë shumë në sfond, janë të shkruara në historinë publike me shkronja shumë të mëdha për t’u fshirë. Mbeten pjesë e realitetit që ju kërkohet të gjykoni. Bashkohem e avokatëve të mi duke i kërkuar gjykatës që të mbajë fort në mendje atë histori se gjykimi rrezikon të ngatërrojë pasojën me shkakun.

Lufta jonë nuk ishte unike, çdo komb që ka kërkuar lirinë nga një pushim i paligjshëm, është përballur me akuza që rezistenca është kriminale. E drejta ndërkombëtare pohon që popujt që rrezikojnë persekutimin sistematik nuk janë armiq të drejtësisë. Brezi ynë e kishte një vizion, jetën në liri, barazinë, demokracinë, sundimin e ligjit, ishte ky vizion që udhëhoqi luftën që kulmoi me shpallen e pavarësisë së Kosovës.

Populli ynë kurrë nuk ka kërkuar shkatërrimin e një kombi tjetër, etnie apo feje. Ne luftuam vetëm për jetën, lirinë, demokracinë, barazinë dhe drejtësinë. Jo për të kontrolluar territor për dominim, për lakmi apo përfitim kriminal, qëllimi ynë ishte ta kthenim Kosovën te populli i saj që ata të jetonin me dinjitet. Çdo akuzë që thotë të kundërtën është vazhdim i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë. Për të gjithë veprimtarinë time politike, vërtet jam krenar. Zëri im qëndronte për lirinë, për atë që besova që kërkonte fisnikëria njerëzore.

Ju kërkoj t’i shikoni provat dhe dëshmitë në mënyrë objektive dhe aty do të gjeni të vërtetën. E përsëris, populli ynë kurrë nuk planifikoi shkatërrim apo torturë, kërkonim jetë dhe pavarësi, asgjë më shumë, asgjë më pak, sot populli ynë jeton në liri. Qëndroj para jush ashtu si kam qëndruar gjithë jetën, i përgjegjshëm dhe i pa frikësuar për të vërtetën. Kërkoj drejtësi e cila shihet qartë”, u shpreh Krasniqi.

Tags: HageKrasniqi

të fundit

Tragedy in Athens/ What caused the explosion that claimed the lives of young Albanians

Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi kanë mbërritur në kryeqytetin…

3 hours ago

56-year-old Albanian arrested in the US, faces charges of sexual abuse of minors

Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston njoftoi arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa,…

3 hours ago

Further releases of political prisoners in Venezuela, opposition calls for free elections

Autoritetet venezueliane kanë liruar një numër të madh të të burgosurve politikë, thonë grupet e të drejtave të njeriut, disa…

3 hours ago

Horoskopi 28 Shtator/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te nxitohen për asgjë. Për gjithçka do bëjnë mire te flasin…

3 hours ago

Tragjedia në Athinë/ Çfarë e shkaktoi shpërthimin që i mori jetën të rinjve shqiptarë

Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi kanë mbërritur në kryeqytetin…

3 hours ago

Napoli zgjat kontratën e Amir Rrahmanit, mbrojtësi do të fitojë rreth 3.8 milionë euro në sezon

Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re…

3 hours ago