Christophe Galtier duhet të paraqitet në një seancë dëgjimore pas dhjetë ditësh pasi autoritetet franceze e akuzuan atë për ngacmim moral dhe diskriminim etnik, racor apo fetar, për të cilin ai mund të marrë një dënim prej tre vjet burg dhe 45,000 euro. Ndaj tij po dalin prova të reja.
Kujtojmë se Galtier e gjeti veten në qendër të hetimit për aferën e diskriminimit racor gjatë qëndrimit në stolin e Nices.
None found
Çështja ishte një email në të cilin Galtier akuzohej nga ish-drejtori sportiv i Nice, Julien Fournier, se kërkonte që asnjë futbollist me ngjyrë apo mysliman të mos luante për Nice.
“Ju keni krijuar një ekip të poshtër. Unë kam vetëm djem me ngjyrë dhe gjysma e ekipit shkon në xhami të premteve”, thuhej në emailin e supozuar të Galtier.
Ai sot është trajner i kampionit të Katarit Al Duhail dhe i ka hedhur poshtë këto akuza.
Megjithatë, L’Equipe ka mësuar se gjatë marrjes në pyetje nga policia, mbrojtësi i Nice, Jean-Clair Todibo ka konfirmuar disa nga ato akuza dhe ka thënë se Galtier i ka kërkuar që të prishë agjërimin gjatë muajit të Ramazanit.
Todibo shtoi se ai mësoi nga njerëz të tjerë se Galtier e quajti atë “terrorist” dhe “llum”. Hicham Boudaoui, Teddy Boulhendi dhe Pablo Rosario gjithashtu konfirmuan se ai kërkoi të prishte agjërimin e tyre. /telegrafi
I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…
Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…
E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…
Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…
Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…
Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...] Read More... The post Nepal, përmbytjet rëndojnë…