sport

Ish reprezentuesi i Kosovës, Ilir Berisha, është pensionuar nga futbolli në moshën 32 vjeçare

Mbrojtësi i njohur, Ilir Berisha, që ka bërë karrierë në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi është pensionuar nga futbolli në moshën 32 vjeçare.

Berisha që ka tri ndeshje me në kohën kur përzgjedhës ishte Albert Bunjaku, ndërsa mbrojtësi ishte në kulmin e karrierës së tij.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi që njihej për kërcimin fenomenal ka luajtur për klube si FC Prishtina, Örebro Sk, Gefle IF, FC Flamurtari (Vlorë), Vasteras SK, FC Feronikeli, FC Vitia, Ljungskile Sk dhe Karlstad Fotboll.

Berisha përmes një shkrimi në faqen e tij në ‘Facebook’ ka njoftuar për pensionimin nga futbolli i luajtur, duke konfirmuar se nga tani e tutje do a ushtrojë zejen e trajnerit.

“Përshëndetje familjarë e miq, dua t’ju njoftoj së po tërhiqem nga karriera aktive si futbollist. Një vendim aspak i lehtë duke ditur dashurinë dhe përkushtimin për futbollin plotë 17, por e kam menduar tash e një kohë te gjate dhe sot erdhi koha”.

“Dua ta falënderoj në radhë të parë familjen time që më ka mbështetur në çdo hap, të gjithë ekipet që kam përfaqësuar Fc Prishtina, Örebro Sk, Gefle IF, Fc Flamurtari , Västerås SK, Fc Ferronikeli, Fc Vitia, Ljungskile Sk dhe se fundmi Karlstad Fotboll, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe në fund duke mos harruar të gjithë tifozët e mrekullueshme që më mbështeten hap pas hapi!”.

“Faleminderit Kombëtares Shqiptare dhe Përfaqësueses së Kosovës që më dhanë mundësinë të përfaqësojë kombin dhe shtetin tim që është ëndërr e çdo futbollisti”.

“Po tërhiqem nga futbolli aktiv por jo edhe nga fusha e blertë pasi kam filluar karrierën si trajnerë të grupmoshat u17 të Karlstad Fotboll, dhe krahas saj kam filluar licensimet për trajner UEFA A- license të cilat do përfundojnë në Tetor. Faleminderit edhe një herë për të gjitha emocionet!”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

të fundit

Bellingham i jep përgjigje golit spektakolar të Schjelderup, 1-1 pas pjesës së parë

Norvegjia dhe Anglia kanë shkuar në pushimin mes pjesëve në barazim 1-1, pas një pjese të parë shumë interesante në…

52 minutes ago

Heavy traffic at Qafë-Thanë, citizens face kilometer-long queues

Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike…

55 minutes ago

Dua Lipa Speaks for the First Time About the Protests in Albania

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit. Në një bisedë të…

55 minutes ago

Two cars crash on the Elbasan–Librazhd stretch, one woman remains trapped in the vehicle

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit…

55 minutes ago

Nga fishkëllimat te lotët e krenarisë, rrëfimi i jashtëzakonshëm i Granit Xhakës

Kur gjyqtari sinjalizoi fundin e dramës me Kolumbinë dhe Zvicra siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Botës pas ekzekutimit…

58 minutes ago

Fluks i lartë mjetesh në Qafë-Thanë, qytetarët përballen me radhë kilometrike

Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike…

1 hour ago