Arsid Kruja i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 33-vjeçare. Lajmi është bërë zyrtar nga klubi i Besëlidhjes, që përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar tërheqjen e mbrojtësit.
Në reagimin e saj, skuadra lezhjane ka falënderuar futbollistin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite me fanellën verdhekuqe.
None found
Sezonin e fundit të karrierës së tij, Kruja e kaloi pikërisht te Besëlidhja, duke i vendosur kështu pikën një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm në futbollin shqiptar.
Gjatë viteve të tij në fushë, mbrojtësi ka qenë pjesë e disa skuadrave të elitës në vend, si Vllaznia, Teuta, Laçi dhe Flamurtari.
Në mesazhin e publikuar nga klubi thuhet: “Faleminderit Arsid Kruja”, si një vlerësim për gjithçka që ai ka dhënë si për ekipin, ashtu edhe për futbollin në përgjithësi.
Me këtë vendim, Arsid Kruja ul siparin e një kapitulli të rëndësishëm të jetës së tij sportive, duke u larguar nga futbolli profesionist.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…