Me Xavi Hernandez i cili njoftoi se do të largohet nga pozita e trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit, kërkimet për zëvendësimin e tij tashmë kanë filluar.
Gjatë muajve në vazhdim, me siguri që shumë emra do të lidhen me një kalim tek Barcelona dhe tani njëri prej tyre është edhe ai i Jurgen Klopp.
None found
Njësoj si Xavi, edhe Klopp kishte njoftuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit. Presidenti i Barçës, Joan Laporta, thuhet se është një admirues i madh i trajnerit gjerman, i cili plotëson standardet e klubit për trajnerin e tyre të ardhshëm.
Teksa shumë tifozë të klubit blaugranas do ta mirëprisnin ardhjen e Klopp si trajner i tyre, ish-lojtari i Barcelonës, Marc Crosas, befasisht ka thënë se ai nuk i plotëson standardet që i kërkon klubi.
“Sot ata lavdërojnë Kloppin dhe i kërkojnë që të vijë tek Barcelona. Për 9 vite, Klopp ka fituar një herë Ligën Premier dhe një Ligë të Kampionëve, gjashtë sezone ishte pa trofe. Në tri sezonet e tij të para ai nuk fitoi asgjë. Xavi ka qenë këtu për vetëm dy vite dhe është bërë kampion i La Ligas”, ka shkruar Crosas në platformën X (ish-Twitter).
Ky ishte padyshim një qëndrim i çuditshëm pasi Klopp është vlerësuar gjithmonë si njëri nga trajnerët më të mirë në botë gjatë viteve të fundit dhe nëse nuk do të ishte për Manchester Cityn e Guardiolës, ai do të fitonte edhe më shumë trofe.
Sido që të jetë, emërimi i tij i mundshëm në krye të blaugranasve do të ishte një super lajm për tifozët e klubit, ani pse momentalisht gjasat janë minimale që të ndodhë diçka e tillë./Telegrafi/
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…