sport

“Trajnerët kanë presion të jashtëzakonshëm”, Henry në krah të Klopp: Edhe Guardiola kishte nevojë për pushim

Të drejtosh një skuadër dhe të marrësh mbi super përgjegjësinë e çuarjes drejt trofeve padiskutim është në sfidë. Aq më tepër kur je trajner dhe çdo rezultat bie mbi kurrizin e tyr, pasi ëhstë ai që drejton timonin e një ekipe.

Xavi Hernandes dhe Jurgen Klopp janë dy trajnerët që kanë lajmëruar largimin nga Barcelona dhe Liverpool në fund të këtij sezoni. Trajneri gjerman, i cili ka në dorë aktualisht “frenat” e “The Reds” në njoftimin e tij theksoi se ka nëvojë të rikuperojë energjitë, pasi ndjehej se ishte konsumuar mjaft.

Të lidhura

None found

Për këtë ka mbështetjne edhe të ish-futbollistit Thierry Henry. Ky i fundit ka deklaruar se puna e trajnerit është jashtëzakonisht me shumë presion dhe e lodhshme dhe veprimi i Xavit apo Klopp është mëse i kuptueshëm, pasi edhe Pep Guardiola pasi u largua nga Barcelona kishte nevojë për pushim.

“Edhe Guardiola pasi përfundoi epokën te Barcelona pati nevojën për një vit pushim. Xavi po ashtu do të qëndroj pushim pasi ta mbyllë esksperiencën te Barcelona. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë pasi e shohin nga jashtë dhe mendojnë se të jesh në një klub të madh është ëndrra e jetës.

Në ditët e sotme kanë një presion të jashtëzakonshme. Të jesh trajner është shumë e vështirë, askujt nuk i intereson trajneri. Trajnerët duhet të kujdesen për vete pasi askush nuk kujdeset për ato.

Klopp do t’i mungojë Liverpoolit dhe Premier Leagues, ashtu siç Premier League dhe Liverpool do ta ndjejnë mungesën e Klopp. Unë e di që Klopp i mungonte koha e lirë dhe familja. Kur mora vesh lajmin që Klopp do të largohej në fundin e sezonit, m’u bë qejfi për të”, ka përfunduar Henry. /newsport.al/

të fundit

Cherki: Pozicioni i ri më jep më shumë liri, ndërsa raporti me Zidanen është i veçantë

Rayan Cherki ka lavdëruar rolin e tij të ri në qendër të mesfushës dhe marrëdhënien e tij “të jashtëzakonshme” me…

31 seconds ago

Hamza kërkon thirrjen e seancës për votimin e dytë të Ligjit për Specialen

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka bërë thirrje që të thirret seanca për votimin në lexim të dytë të Ligjit…

2 minutes ago

Stamboll, sulm me thikë në shkollë: Tetë nxënëse të plagosura, arrestohet 15-vjeçarja

Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir të Stambollit, ku…

7 minutes ago

E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ditën e sotme, ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e SPAK,…

11 minutes ago

Identifikohet një nga të dyshuarit për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi, ndalohet për 48 orë

Media ka mësuar identitetin e njërit prej personave të dyshuar për sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fahrush Rexhepi,…

13 minutes ago

Ramos shënon ndaj Norvegjisë dhe ndez diskutimet me një postim të fshirë për Ronaldon

Polemikat rreth kombëtares së Portugalisë vazhdojnë edhe pas çështjes Cristiano Ronaldo, ndërsa situata po merr gjithnjë e më shumë vëmendje…

13 minutes ago