sport

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi bën deklaratën e fortë, Abazoviç sonte bën tifo për Serbinë (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme kombëtaret e Anglisë dhe Serbisë do të startojnë rrugëtimin e tyre në Euro 2024 me një përballje mes tyre. Në lidhje me këtë ndeshjë është pyetur ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se “duelin” do ta shikojë në stadium.

Abazoviç gjatë fjalës së tij ka habitur kur është pyetur se cilin ekip do të suportojë ndërsa është shprehur se do të bëjë tifo për Serbinë. Kjo deklaratë e tij u dha teksa po ndiqte mbrëmjen e djeshme ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviç.

Ndeshja mes dy kombëtareve të grupit C do të mbahet në orën 21:00 në stadiumin “Veltins -Arena”. Kjo do të jetë ndeshja e parë për grupin C ndërsa një fitore sonte për cilën do kombëtare do tu japë avantazh ekipeve për ndeshjet e tjera.

të fundit

Dh*noi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 51-vjeçar. Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi ka dhunuar fizikisht vëllanë dhe…

25 minutes ago

Vodhi gjatë natës para dhe sende në një lokal në Durrës, arrestohet 27-vjeçari

Policia ka arrestuar ditën e some një 27-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka…

57 minutes ago

Frikë për telashe në derbin e Katalonjës, Espanjoli merr masa për të ruajtur futbollistin e Barcelonës

Klubi i Espanjolit ka kaluar periudha të turbullta në vitet e fundit, por në këtë edicion duket se është kthyer…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Kamëz/ Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Këtë të enjte rreth orës 13:40, një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Valiasit, Kamëz, ku janë përfshirë dy…

1 hour ago

Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori

Këtë të enjte, një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive…

2 hours ago