Klubi i Espanjolit ka kaluar periudha të turbullta në vitet e fundit, por në këtë edicion duket se është kthyer përsëri në nivelet më të larta dhe po lufton për praninë në Europë.
Ndaj edhe derbi i Katalonjës përballë Barcelonës do të ketë një shije tjetër, në një përballje që gjithmonë ka dhuruar ndeshje të zjarrta e të tensionuara.
None found
Barcelona do të jetë udhëtuese më 3 janar në stadiumin e Espanjol për këtë duel dhe klubi pritës e ka cilësuar këtë një ndeshje të rrezikshmërisë të lartë, duke pasur parasysh rivalitetin që ekziston mes dy skuadrave.
Ndaj janë marrë masa shtesë sigurie në tribuna për tifozerinë, duke pasur vëmendjen sidomos te një emër i veçantë në radhët e ekipit “blaugrana”.
Ai është Joan Garsia, portieri i cili mbronte ngjyrat e Espanjolit deri në sezonin e kaluar por vendosi të largohej nga kjo skuadër për t’iu bashkuar armiqve të përhershëm pasi pagoi klauzolën e largimit prej 25 milionë eurosh.
Espanjoli dëshiron të shmangë çdo incident të mundshëm me ish-portierin i cili tani shihet si një tradhtar nga tifozët ndaj ka parashikuar rritjen e numrit të stjuardëve në shkallaret e impiantit për të kontrolluar çdo situatë të pakëndshme që mund të krijohet.
“Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më.” Me këtë qëndrim, 212 arkitektë, urbanistë, planifikues,…
Gjermania kërkon të ekstradojë një të dyshuar nga Rumania për zbulimin e një depoje nëntokësore armësh në një pyll pranë…
Julian AhmatajVllaznia dhe Skënderbeu kanë barazuar mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”…
Chelsea ka rikthyer interesimin për sulmuesin e krahut të Juventusit, Francisco Conceicao, i cili mund të largohet nga Torino gjatë…
Sandra Bullock thotë se sot ndihet më e lumtur se kurrë dhe se pas një periudhe të vështirë në jetën…
“Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më.” Me këtë qëndrim, 212 arkitektë, urbanistë, planifikues,…