Categories: sport

Ish-arbitri i FIFA-s: Ndërhyrja e Leo Messit ishte më e rëndë se ajo e Balogun në Botërorin 2026

Vendimi për ta ndëshkuar me karton të kuq Folarin Balogun në fitoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në Botërorin 2026.

Të lidhura

None found

Në sfidën e fazës së 1/16 së finales, sulmuesi amerikan shënoi golin e parë në suksesin 2-0, por më vonë u largua nga loja pas një ndërhyrjeje ndaj mbrojtësit Tarik Muharemovic.

Fillimisht, arbitri brazilian Raphael Claus nuk e konstatoi rastin, por pasi u njoftua nga VAR-i dhe pa përsëritjet, vendosi t’i tregojë Balogunit kartonin e kuq.

Ky vendim solli reagime të shumta, ndërsa trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino, këmbënguli se ai aksion nuk justifikonte përjashtimin nga ndeshja.

Në diskutim është përfshirë edhe ish-gjyqtari i FIFA-s, Mark Halsey, i cili e krahasoi këtë episod me ndërhyrjen e Lionel Messit ndaj Aissa Mandit në takimin Argjentinë-Algjeri, ku futbollisti argjentinas nuk u ndëshkua as me karton të verdhë.

Sipas Halseyt, rasti i Messit ishte më i rëndë se ai i Balogunit dhe duhej të ishte shqyrtuar nga VAR-i.

“Nëse kthehemi te ndeshja Argjentinë-Algjeri, ishte ndërhyrja e Messit. Në atë rast, Messi nuk kishte asnjë mundësi për të luajtur topin dhe ishte një ndërhyrje e dobët. Ai i kalon takat në pjesën e pasme të pulpës së lojtarit algjerian”.

“Për mua, ajo ndërhyrje ishte shumë më e rëndë se ajo që pamë nga Balogun. VAR-i duhej të rekomandonte një rishikim, sepse ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm i gjyqtarit të ndeshjes”, deklaroi Halsey.

Ndërkohë, Balogun do të mungojë në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales kundër Belgjikës për shkak të pezullimit, ndërsa FIFA mund t’ia zgjasë dënimin nëse komisioni disiplinor arrin në përfundimin se ndërhyrja meriton më shumë se një ndeshje pezullim.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

57 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago