sport

INTERVISTA/ Muriqi: E ardhmja ime varet nga Lazio

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të përfolur në Itali gjatë javëve të fundit. Do të flitet për të ardhmen e Muriqit edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, për atë nëse sulmuesi i Kosovës do të mbetet deri në fund të edicionit pjesë e Lazios, apo do të kthehet te Fenerbahçe.

Vet Muriqi nuk ka ende një përgjigje. Ai në një intervistë për KOHËN, të enjten, ka theksuar se e ardhmja e tij është në duart e drejtuesve të Lazios.

Të lidhura

None found

“Nuk mund të përgjigjem konkretisht sepse edhe unë jam i varur nga klubi i Lazios. Nuk mund të lëvizi apo të qëndroj pa dëshirën e drejtuesve, kështu që jam në pritje dhe jam i gatshëm për çdo gjë që më thotë klubi. Nuk është me rëndësi dëshira ime, derisa klubi nuk merr vendim për mua. Kur ta marrë vendimin, atëherë unë duhet të vendosi aty për aty. Për momentin jam pjesë e Lazios dhe derisa të thonë diçka, mirë apo keq, do të jem pjesë e Lazios”, ka thënë Muriqi.

Muriqi është në pritje të rastit të ri te Lazio. Prizrenasi pranon se nuk ka mundur t’i shfrytëzojë rastet e dhëna më herët. Por, ai thekson se në Lazio konkurrenca është shumë e madhe.

“Normalisht se kam pritur dhe jam duke pritur më shumë paraqitje. Por, mos të harrojmë se konkurrentin që e kam është fitues i Këpucës së Artë para dy vjetësh. Është fakt se edhe unë nuk kam qenë në gjendje të shfrytëzojë ato raste që i kisha më herët, por kjo nuk do të thotë që duhet të mbarojë me kaq. Çdo futbollist është i lumtur kur luan. Përndryshe unë nuk jam i lumtur sepse dua të luajë më shumë dhe të shënojë normalisht”, ka thënë njëri prej lojtarëve kryesorë të Kosovës.

Sulmuesi 27-vjeçar skuadrës së Lazios iu bashkua në shtator të vitit të kaluar nga skuadra e Fenerbahçes. Me Lazion ka marrëveshje deri në qershor të vitit 2025, ndërsa është raportuar se gjasat janë të mëdha që në janar të huazohet te skuadra e madhe turke. Prej se u transferua në Itali, me fanellën e Lazios, Muriqi ka luajtur 35 ndeshje në Serie A, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.

Shtatlarti nga Prizreni ka pasur paraqitje të mira me fanellën e Kosovës. Është golashënuesi më i mirë i “Dardanëve” me 18 gola në 37 paraqitje.

Muriqi thotë se është i qetë dhe shpreson që t’i jepet sërish rasti te Lazio për ta shfrytëzuar në mënyrën më të mirë.

“Gjithmonë kam qenë optimist, edhe në situata më të këqija, dhe do të vazhdoj të jem pozitiv në aspektin mental, por edhe fizikisht. Shpresoj ta shfrytëzoj rastin e ardhshëm”, është shprehur Muriqi.

Karrierën si futbollist Muriqi e ka nisur te Liria e Prizrenit, kurse në vitin 2013 u transferua te Teuta e Durrësit. Ai ka luajtur në Shqipëri edhe për Besën e Kavajës, ndërsa nga Teuta u transferua në vitin 2014 te Giresunspori. Luajti për një periudhë edhe te Gençlerbirligi, derisa nga Rizespori në vitin 2019 u transferua te Fenerbahçe. Si te Reizespori, ashtu edhe në edicionin e parë te Feneri, Muriqi pati shënuar shumë gola. Për Rizesporin në Superligën e Turqisë pati shënuar 17 gola në 34 paraqitje, kurse për Fenerbahçen në 26 ndeshje në Superligë dhe për Kupë shënoi 17 gola dhe kontribuoi me shtatë asistime.

Para se t’i bashkohej Kosovës, në tetor të vitit 2016, Muriqi luajti katër ndeshje për Shpresat e Shqipërisë, ku pati shënuar vetëm një gol.

Muriqi pret që me fanellën e përfaqësueses të marrë pjesë në një Kampionat evropian apo Botëror.

“E kam thënë edhe më herët se me Kosovën kam shumë emocione në çdo ndeshje që luaj. Është ëndërr e madhe e imja dhe gjithë shokëve të mi në kombëtare që ta veshim fanellën e Kosovës edhe në Evropian ose në Botëror”, ka thënë Muriqi.

Tags: lazioMuriqi

të fundit

From Wedding Joy to Profound Sorrow, Arianit Çetaj Found Dead in Peja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34…

6 hours ago

Nga gëzimi i dasmës te dhimbja e madhe, Arianit Çetaj gjendet i pajetë në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34…

6 hours ago

Rodri refuzoi Real Madridin dhe zgjodhi Barcelonën, zbardhen tri arsyet e vendimit

Sipas gazetarit të AS, Jose Felix Diaz, Rodri zyrtarisht e ka informuar Real Madridin se ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës.Mesfushori…

7 hours ago

Fatal Accident in Germany Claims the Lives of Three Expatriates Returning from Kosovo

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani,…

7 hours ago

Muçibaba Continues to Have the Longest Wait Times at Border Crossings

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit publikoi të dhënat më të reja. Pritjet më të gjata janë në Muçibabë, ku…

7 hours ago

Jet Ski Operator Fined 300,000 Lek for Entering Swimmers’ Area in Zvërnec

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 300 mijë lekë…

7 hours ago