sport

Interi tregon fytyrën e vërtetë, zikaltërit mposhtin katalanasit edhe me ndihmën e VAR (VIDEO)

Inter ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë me shumë vlerë në grupin e “ferrit”.

Spanjollët kanë qarkulluar bindshëm topin 45 minutat e para të lojës, ku kanë tentuar me Dembele dhe Lewandowskin të gjejnë golin, por pa rrezik për Onanën.

Të lidhura

None found

Inter nga ana e tjetër ka tentuar disa kundërsulme të rrezikshme, duke e vënë në vështirësi Ter Stegen. Në fillimin e lojës, Calhanoglu tentoi një goditje potente nga jashtë zone, por portieri gjerman arriti ta priste me vështirësi. Më vonë, një penallti ishte gati të jepej për zikaltërit, por Correa ndodhej më parë në pozicion jashtë loje.

Disa çaste më vonë, një kundërsulm i shpejtë nga Inter, Correa avancon i vetëm duke shmangur Ter Stegen dhe duke shënuar, por gjyqtari anësor ngre flamurin për pozicion të parregullt.

Por, Inter ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 46-të të lojës.

Pas disa përpjekjesh brenda zonës, topi vjen drejt mesfushorit turk i cili godet fuqishëm nga jashtë zone dhe Ter Stegen nuk gjendet aty për ta pritur.

Pjesa e dytë nisi pothuajse me të njëjtin ritëm, por pa arritur të shënohet. Pedri shënoi, por goli u anullua nga VAR për prekje me dorë nga Ansu Fati.

Loja filloi të nxehej, ku gjyqtari kryesor nuk i kurseu aspak kartonat e verdhë për të dyja ekipet.

Zikaltërit luajtën një lojë shumë të zgjuar dhe me strategji, ku arritën të mbyllnin çdo hapësirë të mundshme.

Por në fundin e lojës, VAR ka shpëtuar zikaltërit pasi Dumfries kapi topin me dorë, por VAR nuk e dha.Inter me këtë fitore, pozicionohet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Barcelona në të tretin me tre pikë. (SHIKONI GOLIN)

Nga ana tjetër, Napoli ka shpartalluar Ajax në Holandë me rezultatin 1-6.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e thellë 1-3, ku për italianët shënuan Raspadori, Di Lorenzo dhe Zielinski. Në pjesën e dytë ishin Raspadori, Kvaratskhelia dhe Simeone. (SHIKONI GOLAT)/ h.ll/albeu.com

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

2 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

6 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

33 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago