sport

Interi publikon dy fotot e para të projektit për stadiumin e ri

Inter ka publikuar dy fotot e para të projektit për stadiumin e tyre të ri 70,000 vendesh. Klubi po planifikon të ndërtojë stadiumin e ri në zonën e Rozzanos dhe sapo ka publikuar dy imazhet e para të një projekti vëllimor nga Populous.

Kjo do të thotë se stadiumi i ri i Interit nuk do të duket domosdoshmërisht si ai në fotot e publikuara nga klubi.

Populous është e njëjta firmë projektimi pas stadiumit të ri të Tottenham Hotspur, i cili kishte paraqitur gjithashtu një projekt për ‘Katedralen’, një stadium i ri që do të ndërtohet në zonën e San Siros pas vitit 2026, i cili duhet të ishte ndarë nga Interi dhe Milani.

Ky propozim nuk është më në tavolinë pasi të dyja klubet milaneze po punojnë në dy projekte të ndryshme për të pasur stadiume në pronësi të klubeve.

Inter ka lëshuar përditësimet më të fundit në planin e vet, duke konfirmuar blerjen e të drejtave ekskluzive nga Infrafin për një zonë në Rozzano.

Nerazzurrët thanë se duan të ndërtojnë një stadium të ri, modern, të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm 70,000 vendesh me zona të gjelbra, restorante dhe dyqane.

Jashtë do të ndërtohet një qytet sportiv dhe ambiente pritjeje për tifozët dhe për të gjithë njerëzit që do të ndjekin rrethin, në vazhdimësi me parkun përreth dhe të përdorshme për 365 ditë në vit.

Stadiumi do të “integrohet me infrastrukturën e Milanos” dhe do të lidhet lehtësisht me qendrën e qytetit, thanë Nerazzurrët.

Interi ka nisur gjithashtu një sondazh që përfshin të gjithë “komunitetin Nerazzurrë” për të ndarë mendimet për çështje të ndryshme, duke përfshirë lëvizjen, në lidhje me “shtëpinë e re” të klubit. /Telegrafi/

Tags: inter

të fundit

Disa fshatra mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar në Lezhë

Disa fshatra në qarkun e Lezhës, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi…

14 minutes ago

Kompany para Hoffenheim-it: Goli fiton ndeshje, por mbrojtja ndërton suksesin e Bayern-it

Trajneri i Bayern-it të Mynihut, Vincent Kompany, ka folur hapur për punën e skuadrës së tij në fazën mbrojtëse, përpara…

20 minutes ago

Sërish probleme në aksin Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet sërish pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë, është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave…

51 minutes ago

Luiz Ejlli futet në shtëpinë “Big Brother”, banor i vetëm me një tjetër konkurrent?

Luiz Ejlli futet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku ai rrëmbeu çmimin e madh në edicionin…

57 minutes ago

“Big Brother Vip”/ Tetë banorë në televotim, ja cilët janë ata

Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin “Big Brother Vip”, Miri, Brikena, Greta, Juela, Kristi, Krusita, Stenaldo dhe Rogerti që është në…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago