Trajneri i Bayern-it të Mynihut, Vincent Kompany, ka folur hapur për punën e skuadrës së tij në fazën mbrojtëse, përpara ndeshjes në shtëpi ndaj Hoffenheim-it.
Tekniku belg theksoi se suksesi i Bayern-it nuk lidhet vetëm me golat e shënuar, por edhe me stabilitetin në mbrojtje.
None found
“Sfida ime është të kontrolloj gjithçka. Të shënosh shumë gola është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është të pësosh sa më pak”, u shpreh Kompany në konferencë për shtypin.
Edhe pse Bayerni ka pësuar disa gola kohët e fundit, trajneri mbetet i bindur për forcën e repartit defensiv: “Ne vijojmë të jemi mbrojtja më e mirë e Gjermanisë”.
Kompany kërkon një ekuilibër të shëndetshëm mes sulmit dhe mbrojtjes, duke theksuar se çdo situatë duhet parë në kontekst.
“Duhet të analizojmë gjithçka: numrin e madh të ndeshjeve apo aspektet strukturore të lojës. Mundohemi t’i adresojmë gjërat në mënyrë proaktive”, shpjegoi ai.
Bayern ka shënuar 74 gola këtë sezon, një tregues i qartë i fuqisë sulmuese, por sipas Kompany, kjo nuk do të thotë se mbrojtja duhet neglizhuar. “Edhe kundërshtarët shënojnë, kjo është normale. E rëndësishme është që gjithçka të mbetet brenda kufijve të pranueshëm. Futbolli nuk është bardhezi”, përfundoi trajneri belg.
Nevil DedeEgnatia u mposht nga Skënderbeu, 1-0 në Korçë, ndeshje e vlefshme për javën e 12 të Superirores [...]Read More...
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka përmbyllur ciklin e…
Vetëm një ditë pas hyrjes rekord në bursë, kompania e inteligjencës artificiale përballet me presion të fortë nga investitorët. [...]Read…
Polonia ka denoncuar shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga tre objekte, mes tyre një raketë ruse kruiz të tipit…
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion kundër trafikimit të narkotikëve, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe…
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një intervistë për News24 komentoi përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste. Alizoti u…