sport

Interi, ofertë 25 milionë euro për yllin e Bajernit dhe një tjetër Turam

Dështimi i transferimit të Lazar Samarxhiçit në Milano ka hapur skenarë të rinj tek Interi, me drejtuesit që duhet ende të përcaktojnë bashkë me Inzagin linjën për t’u ndjekur. Nga njëra anë është Stefano Sensi, qëndrimi i të cilit nuk përjashtohet, por muskujt e të cilit nuk garantojnë siguri, siç është provuar në të shkuarën.

Në anën tjetër, Simone Inzagi u ka kërkuar drejtuesve në rast të largimit të italianit një mesfushor të gjashtë “alla Galjardini”. Trajneri synon të ketë një mesfushor fizik për ta aktivizuar në minutat e fundit të ndeshjes, të aftë të mbrojë rezultatin dhe të ndihmojë mbrojtjen, duke parë edhe që krahët janë më shumë teknikë se fizikë. Së fundmi, ka një emër që po fiton gjithnjë e më shumë terren në zyrat e drejtuesve zikaltër dhe bëhet fjalë për Kefre Turam, vëllain e Markusit, që mund t’i bashkohej sulmuesit në Milano. Nisa ama nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë mesfushorin pa shifrën e duhur dhe momentalisht kartoni i 22-vjeçarit vlerësohet me 40 milionë euro, një shumë e lartë për zikaltrit, që për momentin ende po monitorojnë situatën.

Të lidhura

None found

PAVAR – Por ndërsa kërkohet një emër për mesfushën, tek Interi nuk kanë lënë pas as mbrojtjen, ku ende nevojitet një përforcim. Në skenë ka dalë sërish Benzhamë Pavar, një objektiv i hershëm i zikaltërve. Francezi ka një kontratë që skadon në 2024-ën me Bajern Mynihun dhe duket se e mendon të ardhmen e tij larg bavarezëve. “Ben nuk më ka thënë asgjë për dëshirën për t’u larguar”, shprehej dje trajneri i tij Tomas Tuhel, por pavarësisht kësaj, sipas “Bild” ka pasur dje një ofertë zyrtare rë Interit. Italianët kanë ofruar 25 milionë euro, me Bajernin që ka refuzuar dhe u ka bërë të ditur se për Pavarin kërkon 35-40 milionë euro. Negociatat priten të vazhdojnë, ndërkohë që në ndjekje të 27- vjeçarit është edhe Mançester Junajtid, por qëndrimi i Herri Meguajërit ua ka prishur planet “djajve të kuq”, që duken një hap mbrapa në këtë garë.

të fundit

Kurti kërkon që Kampi Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në New York, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan George Latimer, me…

8 seconds ago

Toshkovski: Maqedonia duhet të fokusohet në arritje të prekshme dhe zbatim autentik të normave evropiane

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski duke folur sot në sesionin e 75-të të dialogut të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian…

29 seconds ago

Bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes me Amerikën, Maqedonci shfaq fotot nga sesioni M2M

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë sot se punëtoria Vjetore M2M në Kosovë rikonfirmoi fuqinë e partneritetit tonë në…

33 seconds ago

Në Strumicë ndalohen dy persona dhe konfiskohen 680 kilogramë bimë pas zbulimit të plantacioneve ilegale të kanabisit

SPB Strumicë, pranë Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.M. (34) dhe A.T.G. (30), të dy…

55 seconds ago

Klopp nis me disiplinë të ashpër te Gjermania: katër rregullat e reja për telefonat, prerjet e flokëve dhe vizitat familjare

Trajneri i njohur, Jurgen Klopp, zhvilloi dje (e martë) seancën e tij të parë stërvitore me ekipin kombëtar gjerman dhe…

5 minutes ago

Plani për të goditur mësuesen me thikë në shkollën italiane, 14-vjeçari organizoi sulmin përmes Telegramit dhe fshehu armën në tualete

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Institutin Gjithëpërfshirës “Nicotera-Costabile” në Lamezia Terme të Italisë, ku një nxënës 14-vjeçar dyshohet…

8 minutes ago