sport

Interi gjen një “yll” për të ardhmen/ Pio Espozito, debutim i artë në Champions

Në Amsterdam ndaj Ajaksit, nuk shkëlqeu vetëm dopieta e Turamit. Në skenë doli edhe një djalosh 20-vjeçar, që më 28 qershor festoi ditëlindjen e tij: Pio Esposito. Për të, Champions League filloi si në ëndërr.

Një debutim që kritikët e kanë vlerësuar unanimisht, duke i dhënë nota të larta për paraqitjen e tij të parë në turneun më të rëndësishëm europian.

Të lidhura

None found

Sportmediaset, Gazzetta, Corriere dello Sport dhe gazetat e tjera kryesore e vlerësuan me notën 7, ndërsa La Stampa i dha edhe më shumë.

Të gjitha këto gjykime tregojnë për një lojtar të ri që hyri në fushë me personalitet, duke mos u ndjerë aspak i vogël përballë një skene kaq të madhe.

Në krah të Turam-it, Pio krijoi menjëherë një bashkëpunim të frytshëm.

Francezi, në fund të ndeshjes, e përmendi shokun e tij duke thënë: “Më në fund, tani të gjithë e njohin Pio-n”.

Fjalë që konfirmojnë se në brendësi të skuadrës ekziston bindja se djali i Esposito-ve është një talent i destinuar për t’u afirmuar.

Stili i tij i lojës ka sjellë krahasime të shumta. Disa shohin te ai ngjashmëri me Edin Dzeko, të tjerë me Luka Toni-n, i cili madje e lavdëroi publikisht në Prime Video.

Fiziku i fortë, kontrolli i topit, vendosmëria në duele dhe aftësia për të punuar për skuadrën janë elementë që e bëjnë të duket më i pjekur se mosha që ka.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte qetësia. Pa panik, gjithmonë i përqendruar, i gatshëm të ndihmonte mbrojtjen dhe të hapte hapësira për Turam-in.

Një lojtar që nuk i druhen emocioneve të para, por i shfrytëzon ato si karburant për të treguar vlerën.

Drejtuesit zikaltër, me në krye Marota, e kanë pritur këtë debutim si një sinjal të fortë se klubi ka në duar një tjetër pasuri.

Në një kohë kur Inter-i kërkon të ndërtojë të ardhmen pa lëshuar terren, rritja e një lojtari të tillë përbën një investim të çmuar.

Në fund, nata e Amsterdam-it mbetet e veçantë për Pio Espositon: një fillim që ka shijen e një historie të madhe. Dhe tifozët zikaltër kanë arsye të besojnë se ky është vetëm kapitulli i parë i një aventure të gjatë në Europë.

të fundit

Rvolta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët marshuan drejt…

10 minutes ago

Gusia: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin e Arlinda Zekajt, vlerësimi i rrezikut nuk u krye siç duhet

Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe…

10 minutes ago

Pamjet e para të BMW X5 M të ri tregojnë një dizajn edhe më agresiv

BMW po zhvillon gjeneratën e re të SUV-it sportiv X5 M, prototipi i kamufluar i të cilit është fotografuar gjatë…

15 minutes ago

Blerim Krasniqi, me mbi 100 ndeshje për Dritën: Synimi ynë është titulli dhe paraqitja dinjitoze në Evropë

Drita ka lënë pas një fillim të vështirë të sezonit dhe pas tri fitoreve radhazi në kampionat, synon ta vazhdojë…

28 minutes ago

Crespo për Gattuson: Kritikët duhet t’i kërkojnë falje

Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Hernan Crespo, beson se Gennaro Gattusos duhet t'u kërkojmë falje të gjithë atyre që e kritikuan…

28 minutes ago

Gusia: Komunat nuk zbatojnë rregulloren për koordinimin e rasteve të dhunës ndaj grave

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), Edi Gusia, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi…

29 minutes ago