Derbi Juventus-Inter, i cili do të luhet më datë 3 prill, do të ketë një mungesë të madhe për zikaltërit.
Tifozeria e ultrasve të Interit, “Curva Nord”, ka bërë me dije se nuk do të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin e tyre në këtë sfidë shumë të rëndësishme.
“Nuk do të jemi të pranishëm dhe as nuk do të japim shpjegime rreth arsyes të këtij vendimi të përbashkët nga të gjithë ne. Nuk do të japim shpjegime sepse nuk duam që të krijojmë polemika dhe “zogjtë grabitqarë” të fillojnë të flasin.
Ne kemi arsyet tona dhe kjo mjafton për lexuesit, mjafton të thuhet se është një vendim i përbashkët nga të gjithë ne.
Është një zgjedhje e dhimbshme por e pashmangshme.”
Kjo është një goditje e madhe për ekipin e Interit pasi ultrasit e saj janë ata të cilët i japin zemer dhe shtysë ekipit./ h.ll/ albeu.com
Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar…
Në Portin e Durrësit ka mbërritur sot superjahti “Dragonfly”, me gjatësi 142 metra, i ndërtuar nga kantieri gjerman Lürssen dhe…
Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë,…
Dy turistë gjermanë u shpëtuan nga policia kufitare e Vlorës, pasi mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në…
Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë në Zvicër si turist, është arrestuar nga autoritetet zvicerane nën akuzën e trafikut…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shembjes së një ndërtese në Vlorë, duke dhënë mesazhin se ndërhyrjet ndaj…