Në Portin e Durrësit ka mbërritur sot superjahti “Dragonfly”, me gjatësi 142 metra, i ndërtuar nga kantieri gjerman Lürssen dhe i pajisur me teknologji të avancuar e dizajn luksoz.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur për ATSH-në se ky jaht u nis nga porti i Palermos dhe mbërriti paraditen e sotme në Portin e Durrësit.
None found
Fillimisht i pagëzuar me emrin “Alibaba”, ky jaht u porosit nga bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin. Vetëm dy ditë më parë në Portin e Durrësit u ankoruan tre jahte turistike, të cilat morën shërbime turistike të ndryshme.
Jahtet ishin në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, njëherazi edhe pronar i klubit të njohur të futbollit Manchester City.
Në Portin e Durrësit edhe këtë sezon turistik vijon ankorimi i jahteve turistike. Edhe këtë vit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në këtë port është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.
Durrësi dhe bregdeti i Shqipërisë prej vitesh tashmë janë kthyer në mikpritës të jahteve luksozë nga e gjithë bota.
Kryetari i LSDM-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në emisionin “Studio e Natës” në 4TV, deklaroi se është i…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar vizitën e ambasadorit amerikan Eric Wendt në…
Barcelona ka fituar 4-1 në udhëtim ndaj Sabahut, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, por paraqitja…
Kristjan Asllani dhe ekipi i InteritNë emisionin kushtuar Champions League në Top Channel, ish-trajneri i Shqipërisë U21, Redi Jupi, ka…
Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka shënuar për të kaluar në epërsi Fenerbahcen ndaj Shakhtar Donetsk.Lojtari nga Prizreni ishte titullar…
Milani ka hasur në një pengesë të madhe në tentimin për të transferuar mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde, pasi klubi…