Barcelona po e mban në vëzhgim sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, si alternativë në rast se nuk arrin të transferojë Julian Alvarezin, raportojnë burime të Diario SPORT.
Prioriteti i klubit katalanas vazhdon të jetë afrimi i Alvarezit, por nëse ky operacion nuk finalizohet, drejtuesit e Barcelonës e shohin Kroupin si zgjidhjen më të përshtatshme.
None found
Francezi 20-vjeçar ka qenë një nga emrat më të spikatur të këtij sezoni falë paraqitjeve të tij shumë të mira, duke zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë si Liverpooli, Arsenali dhe Paris Saint-Germaini.
Nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola, sulmuesi me këmbë të djathtë është kthyer në një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni në Ligën Premier, ku ka shënuar 13 gola.
Forma e tij e shkëlqyer te Bournemouthi ka bërë që edhe vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm, me kartonin që aktualisht vlerësohet rreth 70 milionë euro.
Ndërkohë, përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, nuk e përfshiu Kroupin në listën për Kupën e Botës, kryesisht për shkak të konkurrencës së fortë në repartin sulmues, ku bie në sy emri i Kylian Mbappes.
Shqipëria dhe Mali i Zi po shihen si dy vendet e Ballkanit Perëndimor me perspektivën më të afërt për t'u…
Ditët e fundit, afërsia mes Kledjës dhe Bejtës ka marrë vëmendje të madhe, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së…
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër. Sipas informacioneve…
Paris Saint-Germaini po përballet me probleme të mëdha për shkak të dëmtimeve të rëndësishme në repartin ofensiv dhe tashmë ka…
Në fund të viteve të 90-ta, kur futbolli evropian dominohej gjithnjë e më shumë nga klubet me buxhete të mëdha,…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi të hënën se Rusia po përgatit sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës, duke u bërë…