Categories: sport

Infantino në qendër të kritikave për udhëtimet ajrore: 27 fluturime private për 24 ndeshje në Botërorin 2026

Gjatë pak më shumë se dy javëve të para të Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Veriut, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka qenë i pranishëm në 24 ndeshje, teksa ka lëvizur mes qyteteve të ndryshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Të lidhura

None found

Ky edicion i turneut zhvillohet në tre vende dhe në 16 qytete organizatore, ndërsa kalendari ka më shumë ndeshje për shkak të zgjerimit të formatit në fazën e grupeve.

Ndonëse në strategjinë e FIFA-s për qëndrueshmërinë dhe të drejtat e njeriut për Botërorin 2026 ishte theksuar se organizata synon të japë kontribut në fusha si klima, shëndeti, të drejtat e njeriut dhe përfshirja sociale, të dhënat e analizuara tregojnë një panoramë tjetër për lëvizjet e kreut të saj.

Një hetim i BBC Verify dhe BBC Sport ka gjurmuar një avion privat të lidhur me FIFA-n dhe Infantinon, i cili gjatë turneut ka kryer 27 fluturime drejt qyteteve ku presidenti është parë në stadiume.

BBC iu drejtua FIFA-s për të marrë një konfirmim lidhur me këto udhëtime, por nuk mori përgjigje. Sidoqoftë, sipas raportimit, të dhënat e fluturimeve dhe fotografitë publike të Infantinos në arena sportive përputhen me itinerarin e avionit të monitoruar.

Sipas raportimeve, për këto lëvizje është përdorur një avion privat i tipit Gulfstream G650ER, ndërsa edhe në raste të mëparshme Infantino është lidhur me avionë të Qatar Airways Executive.

Shpeshherë ai ka ndjekur deri në dy ndeshje në një ditë, në qytete të ndara nga qindra milje, ndërsa në disa raste ka kryer deri në tre fluturime brenda së njëjtës ditë.

Udhëtimi më i gjatë i regjistruar për të gjatë dy javëve të para ka qenë ai prej rreth 2,800 milje (4,507 km) nga Vancouver në Miami, i realizuar pas ndeshjes Australi – Turqi.

Më 15 qershor, ai përshkoi mbi 2,700 milje (rreth 4,000 km) nga Miami në Seattle për të ndjekur ndeshjen Belgjikë – Egjipt, përpara se të vazhdonte më tej drejt Los Anxhelosit për sfidën Iran – Zelandë e Re.

Një tjetër ditë me itinerar të ngjeshur ishte 26 qershori, kur avioni u nis nga Miami, ndaloi shkurt në Dallas, vijoi drejt Seattle dhe më pas u kthye sërish në Miami pas ndeshjes Egjipt – Iran.

Analiza e BBC-së vlerëson se ky avion ka përshkuar të paktën 31,144 milje (50,122 km) dhe ka qëndruar mbi 66 orë në ajër gjatë periudhës së marrë në shqyrtim.

Sipas përllogaritjeve, ndikimi mjedisor i këtij avioni gjatë dy javëve të para të turneut është afërsisht i barabartë me emetimet vjetore të 78 personave mesatarë.

Në Botërorin e Katarit 2022, Infantino kishte qenë i pranishëm në të gjitha 64 ndeshjet, në një turne ku distancat mes stadiumeve ishin dukshëm më të shkurtra krahasuar me kompeticionin aktual, i cili është i shpërndarë në të gjithë një kontinent.

të fundit

“Të Bashkuar për Shqipërinë”/ Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Do ofrojmë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës

Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…

55 minutes ago

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

1 hour ago

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

1 hour ago

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

2 hours ago

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

2 hours ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

3 hours ago