sport

Igli Tare synon talentin 18-vjeçar, objektiv për merkaton e verës te Milani

Milan po shikon me interes talentin e ri grek Konstantinos Karetsas, mes një konkurrence të fortë dhe një çmimi të konsiderueshëm në merkato.

Pauza e kombëtareve, sidomos kjo e fundit pranë fundit të sezonit, është gjithmonë një moment i mirë për të diskutuar për merkato.

Të lidhura

None found

Këtë vit, edhe më shumë për Milanin, pasi përpara ndeshjes ndaj Torinos (fituar 3-2), në “Casa Milan” u zhvillua një takim i rëndësishëm për operacionet dhe perspektivat e së ardhmes.

Në takim morën pjesë trajneri Masimiliano Alegri, drejtuesit si Xhorxho Furlani, Igli Tare dhe Zlatan Ibrahimoviç, ku u hodhën disa ide dhe emra konkretë.

Një nga profilet që ka përfunduar në listën e drejtuesve kuqezi është 18-vjeçari Karetsas. Sipas raportimeve, Milani e ndjek prej të paktën një viti këtë mesfushor ofensiv, i cili ka debutuar edhe me kombëtaren greke dhe po spikat te KRC Genk.

Ai mund të luajë si fantazist, sulmues i dytë apo edhe si anësor i djathtë, duke përfaqësuar një investim tipik për të ardhmen.

Vetëm këtë sezon ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me 3 gola dhe 18 asistime, shifra mbresëlënëse për një lojtar të lindur në vitin 2007.

Megjithatë, për një talent të tillë, konkurrenca është shumë e fortë. Klubet e mëdha të Premier League si Çelsi, Arsenal dhe Mançester Junajtid janë gjithashtu në garë për shërbimet e tij.

Për më tepër, edhe çmimi është i lartë. KRC Genk kërkon të paktën 35 milionë euro për kartonin e tij. Në fund, do të jetë Milani që duhet të bëjë vlerësimet e duhura, duke pasur parasysh se merkatoja kërkon ndërhyrje në disa reparte.

Sipas parashikimeve, skuadra e Alegrit ka nevojë për të paktën një ose dy mbrojtës qendrorë, një mesfushor, një anësor dhe një sulmues.

të fundit

Ish-banori i BBV shpërthen ndaj Ledionit dhe e krahason me një hijenë por pse?

Reperi G-Bani ka shpërthyer sërish në një sërë postimesh të ashpra në llogarinë e tij në Instagram, duke sulmuar hapur…

21 minutes ago

Përshkallëzohet situata në Liban/ Raportohen shtatë sulme brenda dy orëve, humbin jetën katër persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Konflikti mes Libanit dhe Izraelit ka përshkallëzuar, duke regjistruar orët e fundit në Liban një rritje e konsiderueshme e sulmeve…

1 hour ago

U emërua pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit/ Ndahet nga jeta drejtori i burgut të Durrësit, Edmond Llabani

Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, Edmond Llabani, i cili u emërua pas arratisjes së Altin…

1 hour ago

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Një lajm i kobshëm ka mbërritur ditën e sotme pasi është ndarë sot nga jeta në moshën 68 vjeçare aktori…

2 hours ago

“Më 17 prill çdo qytetar të dëshmojë revoltën e tij”, Berisha: Rama është autori i çmimit të lartë të naftës dhe bllokimin e integrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas monologut të sotëm të Edi Ramës, duke e akuzuar këtë të…

2 hours ago

Irani sulmon Kuvajtin me dronë, mbyllen dy njësi të mëdha të energjisë

Irani ka goditur sërish Kuvajtin me anë të dronave, gjë e cila ka bërë të mundur mbylljen e dy njësive…

2 hours ago