showbiz

Ish-banori i BBV shpërthen ndaj Ledionit dhe e krahason me një hijenë por pse?

Reperi G-Bani ka shpërthyer sërish në një sërë postimesh të ashpra në llogarinë e tij në Instagram, duke sulmuar hapur produksionin e “Big Brother VIP”, moderatorin Ledion Liço dhe disa nga banorët e shtëpisë, veçanërisht Brikenën.

Përmes disa “InstaStory”, ai ka ndarë mendimet e tij pa asnjë filtër.

Të lidhura

None found

Në njërin prej postimeve, ai ka ironizuar drejtpërdrejt moderatorin duke e quajtur “Ledion i vogël sa ni gogël”, teksa ka akuzuar formatin se promovon antivlera, drejtësi selektive dhe nepotizëm.

Sipas reperit, dinamikat e këtij edicioni bazohen vetëm te lidhjet (ose siç shkruan ai, “dinamika e ka emrin krevat”).

Ai shënjestron Ledionin dhe opinionistin Arbër Hajdari, duke pretenduar se ata po e ndihmojnë Selinën të dalë “e larë e shpëlarë” nga situata me Mirin, ndërkohë që këtë të fundit e sulmojnë sapo tenton të flasë.

Për ta përforcuar këtë sulm ndaj moderatorit, G-Bani ka postuar edhe një fotomontazh ku e krahason të qeshurën e Ledionit me atë të një hiene të rrethuar nga mizat.

Në një tjetër “Story”, ai nuk është përmbajtur aspak ndaj Brikenës, duke u rikthyer te debati i higjienës në shtëpi. Ai i ka dalë në mbrojtje Juelës duke thënë se e njeh personalisht dhe ka “higjienë nota 10”.

Më pas, ka lëshuar një sërë ofendimesh të rënda drejt Brikenës, duke shkruar: “Erë të vjen ty, Brikenë. Të vjen erë finaliste produksioni. Të vjen erë, në marrëdhënie brenda BB për lekë dhe famë. Të vjen erë, çarçafë të palarë… Erë silikon, erë injorancë… mesjetë në emancipim femre dhe Instagram Dubai në të veshur.”

Për ta mbyllur këtë reagim të ashpër, G-Bani ka përdorur një referencë nga Dostojevski për të goditur standardet aktuale të televizionit dhe glorifikimin e personazheve bazuar vetëm te rrjetet sociale.

Ai ka shkruar se “forma më e lartë e skllavërisë” është të ngresh në piedestal një prezantuese 23-vjeçare, duke e bërë më të famshme se një këngëtar me 30 vite karrierë apo një opinioniste ish-politikane me 3 dekada karrierë, thjesht sepse e para ka më shumë ndjekës në Instagram.

Tags: gbaniledioni

të fundit

After Pristina, Katy Perry and Justin Trudeau Spotted Vacationing in Kotor

Ylli i muzikës amerikane Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, udhëtuan për në Kotor pas Saint-Tropez.…

7 hours ago

Four Bloody Days on the Country’s Roads, Several Killed and Dozens Injured in Accidents

Katër ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të…

7 hours ago

Pas Prishtinës, Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen duke kaluar pushimet në Kotorr

Ylli i muzikës amerikane Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, udhëtuan për në Kotor pas Saint-Tropez.…

7 hours ago

Laçi përforcon prapavijën, firmos me argjentinasin që ka qenë pjesë e Inter Zapresic

LaciLaçi ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 27-vjeçar nga Argjentina, Gonzalo Julian Gamarra [...]Read More...

7 hours ago

Liverpooli nis bisedimet për talentin e PSG-së, Ibrahima Mbaye

Liverpooli ka vendosur në shënjestër talentin e Paris Saint-Germain, Ibrahima Mbaye, dhe ka nisur kontaktet me agjentin e tij të…

7 hours ago

Katër ditë të përgjakshme në rrugët e vendit, disa viktima dhe dhjetëra të plagosur në aksidente

Katër ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të…

7 hours ago