sport

“Messi mund të jetë një zëvendësues te Argjentina në Kupën e Botës”

Ish-trajneri i Polonisë, Antoni Piechniczek ka hedhur poshtë kërcënimin që Lionel Messi paraqet për Poloninë dhe të tjerët në Kupën e Botës të këtij dimri, duke përmendur moshën e argjentinasit si një faktor prapa ngadalësimit të tij të dukshëm.

Messi nuk ka qenë në maksimumin e tij që kur iu bashkua Paris Saint-Germain verën e kaluar, pavarësisht se ende ka disa shifra të mira për skuadrën franceze.

Të lidhura

None found

Por Piechniczek, i cili drejtoi Poloninë në Kupën e Botës 1982 në Spanjë, thotë se të shihje shtatë herë fituesin e Topit të Artë përballë Polonisë do të ishte më interesante nëse Messi do të ishte pesë ose gjashtë vjet më i ri.“Le të jemi të sinqertë, Messi tani është gjyshi i pyllit. Ai nuk është më lojtari që ishte disa vite më parë dhe mbetet për t’u parë se çfarë roli do të luajë në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Piechniczek.

Messi në pankinë?

Piechniczek shkoi më tej, duke sugjeruar se trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, mund të vendos numrin 10 t’i fillojë ndeshjet nga stoli në Kupën e Botës.

“Është e mundur që ai të mund të vendoset në bankinë, duke pasur parasysh nivelin e tij aktual. Ai mund të luajë një rol si Zlatan Ibrahimovic me Suedinë. Ai do të luajë 15-20 minutat e fundit, duke hyrë si zëvendësues”.

Pavarësisht fjalëve të thëna, Piechniczek pranoi se Messi mund të vazhdoj të luajë një rol të rëndësishëm për Argjentinën.

“Ai mund të ketë një turne sensacional, nuk mund ta përjashtoj. Gjithmonë ka surpriza. Por duke parë se si duket ai me PSG-në, ai nuk është i njëjti Messi si më parë”, përfundoi trajneri polak.

Tags: MESSI

të fundit

Studimi i Parlamentit Europian për Shqipërinë: përparim në negociatat me BE-në, por shqetësime për korrupsionin dhe polarizimin politik

Shqipëria konsiderohet një nga dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian, por përshpejtimi i negociatave me…

4 minutes ago

Grevë 24-orëshe në Milano dhe Venecia, priten ndërprerje të transportit publik

Italia po përballet këtë të premte, 13 nëntor, me një grevë 24-orëshe të transportit publik në Milano dhe Venecia, e…

4 minutes ago

Mungon kuorumi për rezolutën e propozuar nga deputetja e PDK-së

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.…

7 minutes ago

Pochettino synon Viniciusin, e sheh si udhëheqës të sulmit të Manchester United

Vinicius, sulmuesi brazilian i Real Madridit, është ndër objektivat që Manchester United po i përcjell për afatin kalimtar të janarit.…

10 minutes ago

Arrestohet në Kakavijë shqiptari i kërkuar nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash

Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë kontrollit të tij nga oficerët e policisë…

16 minutes ago

KLSH evidenton shkelje në Bashkinë Durrës të drejtuar nga Emiriana Sako: Tenderë me vlerë 20 mln euro, taksa dhe leje ndërtimi

Raporti përfundimtar i auditimit nxjerr në pah një varg parregullsish në administrimin e Bashkisë Durrës gjatë viteve 2023–2024. Nga tenderët…

17 minutes ago