Categories: sport

Ibra pas rikthimit në kombëtare: I kam premtuar trajnerit se do jem vendimtar

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer te përfaqësuesja e Suedisë pas thuajse 5 vitesh mungesë dhe menjëherë është shfaqur në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Janne Andersson, ku nuk i ka kursyer batutat.

Gjiganti suedez dhe tekniku i përfaqësueses kanë pasur shpesh replika në distancë me njëri-tjetrin, por duket se në fund kanë vendosur të bëjnë paqe dhe të bëhen sërish bashkë për të mirën e skuadrës.

Të lidhura

None found

Vetë Ibra në konferencën për shtyp pranoi se i ka premtuar teknikut Andresson që do të jetë vendimtar në fushë, por ka shmangur komentet në lidhje me shiritin e kapitenit, që duket se do të mbetet në krahun e Granqvist.

Rikthimi – Jemi takuar të dy dhe kemi folur gjatë, duke diskutuar për gjithçka, ndërsa në fund kemi vendosur që të bëjmë më të mirën për skuadrën. Nëse më pyesni, mendoj që jam më i miri në botë, por këtu nuk jam për shkak të emrit. Thjesht mendoj se e kam merituar thirrjen. I kam premtuar trajnerit që do të jem vendimtar në fushë dhe jam gati të vë eksperiencën time në dispozicion të skuadrës.

Shiriti i kapitenit – në kokën time shiriti i kapitenit i takon Andreas Granqvist, por ky është një vendim që i përket trajnerit Andresson.

Numri i fanellës – Do të mbaj numrin 11, ndonëse më ofruan edhe 10-ën. I kërkova Isac numrin 11 dhe u tregua i gatshëm të ma japë, por më tha se duhej t’ia ktheja sërish pas 4-5 vitesh.

Milani dhe rinovimi – Është një projekt mjaft interesant, ku jam i përfshirë plotësisht dhe jam shumë i kënaqur me atë që po bëjmë. Besoj se do të rinovoj, por momentalisht jam i përqendruar të bëj mirë në fushë, pasi ka kohë për të folur për të ardhmen.

të fundit

Protesta në Prishtinë vijon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e…

6 minutes ago

Si ndikon moti me shi në organizmin tonë?

Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit? — Klan Kosova [...]Read More...

9 minutes ago

Halloween: Origjina dhe arsyeja pse festohet më 31 tetor

Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor? — Klan Kosova [...]Read More...

9 minutes ago

Dimitrievski: ZNAM will not change its position; the jurisprudence exam will be held in the Macedonian language

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës…

12 minutes ago

Multimillion-euro fraud scheme in Greece: Donations for sick children ended up with organizers and in match-fixing

Një skemë e madhe mashtrimi, e ngritur nëpërmjet një organizate joqeveritare (OJF), është zbuluar nga autoritetet greke. Anëtarët e saj…

12 minutes ago

Tensions at the Prime Minister’s Office as police fire tear gas and use water cannon

Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…

13 minutes ago