sport

I tha “po”, mësohet viti kur Barcelona do ta transferojë Erling Haalandin

Erling Haaland është sulmuesi qendror më i mirë në botë për momentin dhe nuk ka skuadër e trajner që nuk do ta dëshironin në radhët e veta.

Barcelona planifikon transferimin e Erling Haaland, por jo tani, por pas dy viteve ka raportuar David Bernabeu i Diario Sport.

Të lidhura

None found

Ky është viti kur periudha presidenciale e Joan Laporta do të marrë fund. Presidenti do të dëshironte të bënte një nënshkrim të madh për të pasur një shans të mirë përpara mandatit të tretë të mundshëm në krye të Blaugranës.

2026 është gjithashtu viti kur Camp Nou i ri do të përfundojë plotësisht, kështu që ka edhe një kuptim simbolik pas ardhjes së mundshme të Haaland.

Në takimin me agjentin e norvegjezit, Deco tashmë e ka bërë të qartë se ata do të shkojnë për sulmuesin vetëm pas dy vitesh kur financat e Barçës do të jenë shumë më të shëndetshme.

I rëndësishëm është fakti se sipas gazetës Sport, ylli norvegjez i kishte thënë ‘po’ Barcelonës në vitin 2022 dhe këtë synon ta përdor klubi katalunas për ta bindur.

Marrëveshja aktuale e Haaland me Manchester Cityn skadon në vitin 2027. Thuhet se norvegjezi do të jetë në dispozicion për rreth 200 milionë euro në verën e vitit 2026.

23-vjeçari ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 34 paraqitje për Man City këtë sezon duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

të fundit

Nga La Masia te Liverpooli: Pse Andoni Iraola beson te profili i Victor Munozit

Victor Munoz po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse te Liverpooli, ndërsa gazetari i Daily Mail, Lewis Steele, ka…

1 minute ago

Laporta: Yamal është pjesë e të zgjedhurve dhe e ardhmja e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur besimin e tij të plotë se Lamine Yamal do të vazhdojë karrierën te…

2 minutes ago

Two cars catch fire in Skopje; only material damage reported

MPB njofton se janë djegur dy automjete në Shkup, ku janë regjistruar vetëm dëme materiale."Më 19.10.2026 rreth orës 01:20, nga…

4 minutes ago

Nikolloski: New mobile operator in Macedonia to connect directly to Elon Musk’s Starlink

Operatori i ri celular në Maqedoni do të përdorë rrjetin satelitor Starlink të miliarderit Elon Musk. Këtë e njoftoi ministri,…

5 minutes ago

Sela calls on Albanians to vote for Arkin Jahiju: Sulejmani’s statement is scandalous

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela u ka bërë thirrje shqiptarëve, veçanërisht diasporës, që të mbështesin kandidatin shqiptar, Arkin Jahiju,…

5 minutes ago

Gacaferi clashes with Haradinaj: With the right prosecutors, more than 1,000 post-war killings would have been solved

Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se kryeministri duhet…

6 minutes ago