Erling Haaland është gati të fillojë sezonin e tij të tretë me ngjyrat e Manchester City. Në moshën 24-vjeçare, 21 korrikun e kaluar dhe pas dy sezoneve të mrekullueshme në Premier League (52 gola dhe 9 asistime në vitin e parë, më pas 38 gola dhe 6 asistime vitin e kaluar), qendërsulmuesi norvegjez nuk dëshiron të vendosë kufij dhe përkundrazi, synon të përmirësohet më tej. Një diktat i pashmangshëm kur je në oborrin e Pep Guardiolës, i inkurajuar vazhdimisht për të arritur majat që ndonjëherë nuk janë as të perceptueshme.
Pasi fitoi Premier League e katërt radhazi në historinë e klubit, një rekord absolut në ligën angleze, Erling Haaland dëshiron të kthehet për të shijuar trofe të tjerë. Dhe fitorja e Champions në Stamboll në vitin e tij të parë me Qytetarët do të mbetet e ngulitur për gjithë jetën.
None found
“Jam përmirësuar në shumë aspekte. Po përpiqem të bëhem një version më i mirë i vetes si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Tashmë kam thënë në disa raste se mund të përmirësohem në shumë fusha. Unë jam duke punuar për këtë. Shpresoj që të bëhem një futbollist më i mirë – tha ai Haaland – dhe një qenie njerëzore më e mirë këtë sezon”.
“Duhet të mendoj ditë pas dite, pa parë shumë përpara, sepse do të ketë më shumë se 70 ndeshje nëse i luaj të gjitha, plus ndeshjet ndërkombëtare. Bëhet fjalë për përpjekjen për të bërë mirë në çdo ndeshje, sepse kjo është puna ime”, ka deklaruar norvegjezi për L’Equipe.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…