sport

I akuzuar për abuzim seksual, ylli portugez del përpara gjykatës

William Carvalho doli ditën e martë para Gjykatës Hetimore të Sevilla për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve pas akuzës për sulm seksual të bërë ndaj një gruaje me banim në Ibiza në gushtin e kaluar.

Sipas “Ok Diario”, viktima tha se kishte takuar futbollistin portugez në një restorant dhe më pas shkoi për të kërcyer me të në një klub nate dhe më pas u zgjua mëngjesin tjetër në një hotel me shenja të qarta dhune në trupin e saj dhe pa kujtuar saktësisht se çfarë ka ndodhur, përveç disa fragmenteve në të cilat ajo kujton se lojtari ishte sipër saj në krevat dhe në të cilat ai e kapi fort nga qafa, duke e detyruar të bënte ashtu siç dëshironte ai.

Të lidhura

None found

Sot dalin detaje të reja mbi denoncimin. Ngjarjet kanë ndodhur në gusht të vitit 2023 dhe gruaja thotë se ka gjetur “një mavijosje në këmbë dhe një ndrydhje në kyçin e këmbës”, duke garantuar gjithashtu se kishte pësuar një “goditje në kokë”.

Krahas lëndimeve të raportuara, gazeta spanjolle thekson gjithashtu se viktima ka ndjerë që të nesërmen e ngjarjes “dhimbje në pjesët intime dhe simptoma shqetësimi”, të cilat e kanë çuar në shtrimin në spital. Ajo nuk do të kishte marrë kurrë shpjegime nga futbollisti i Betisit dhe as nuk e di nëse ka “përdorur mbrojtje” gjatë marrëdhënies seksuale. Dyshimi është se edhe e ka “droguar”.

të fundit

Londinezët trembin Atletico Madridin me shumën e kërkuar për Martin Zubimendin

Atletico Madridi nuk është i interesuar për transferimin e Martin Zubimendit në afatin kalimtar të janarit, pasi Arsenali po kërkon…

10 seconds ago

Pësoi tre gola, por Aro Muric vlerësohet nga mediat italiane për paraqitjen ndaj Irlandës

Portieri i Kosovës, Arijanet Murici, është vlerësuar nga mediumi italian “Sassuolonews” pas humbjes 3-0 të “Dardanëve” në udhëtim ndaj Republikës…

28 seconds ago

Thomas Markle përballet me akuza të reja në Filipine pas arrestimit nga FBI në SHBA

Babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, Thomas Markle, është përballur me akuza të reja në Filipine për posedim të…

1 minute ago

Diplomat britanik takohet me tri komisione të reja parlamentare në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar gjatë javës një seri takimesh me tri komisione të…

2 minutes ago

VIDEO/ Marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrje “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”

Vazhdon protesta e studentëve dhe e qytetarëve kundër qeverisë. Pasi kanë protestuar përpara parlamentit, qytetarët tashmë po marshojnë drejt Kryeministrisë.…

3 minutes ago

Agricultural product prices rise, sector costs increase nearly 10 percent

Çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje gjatë muajit tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të…

7 minutes ago