sport

Mendy: Jam i shokuar që jam akuzuar për abuzim seksual

Lojtari i Manchester City, Benjamin Mendy mohoi para gjykatës akuzat se ata e konsiderojnë si përdhunues serial dhe theksoi se ai kurrë nuk ka bërë asgjë me një femër pa miratimin e saj.

Gjyqi i Benjamin Mendy është ende në vazhidm. Francezi i cili ka një kontratë me Manchester City deri në vitin 2023, është në gjyq për gjithsej tetë akuza për abuzime seksuale, njëra prej të cilave tani është hequr nga Gjykata Cheshire, si dhe një rast i tentativës për përdhunim dhe një rast për sulm seksual, me gjashtë vajza të reja si viktima.

Të lidhura

None found

Futbollisti 28-vjeçar ka pohuar në gjykatë se ka bërë seks konsensual me femrat që e akuzojnë dhe asnjëherë nuk ka penguar asnjë prej tyre të largohet nga shtëpia e tij.

Ai konfirmoi se rezidenca e tij kishte një dhomë që mbyllej me një kod, por siguroi se dhoma hapej nga brenda dhe femrat mund të largoheshin kur të donin.

“Jam i shokuar që më akuzojnë për përdhunim dhe mbajtje me forcë. Seksi mes meje dhe njërës prej vajzave që pretendon se e kam mbyllur në dhomë me forcë ishte plotësisht konsensual. Nuk bëra asgjë për ta ndalur të largohej. Një tjetër më tha se donte të më njihte më mirë dhe do dontë të lidheshe me mua.  E bëra të qartë se nuk më interesonte një lidhje dhe shkova të largohesha, por ajo më ndaloi dhe më puthi”, ka thënë Mendy./ h.ll/albeu.com

të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…

29 seconds ago

Drejt përfundimit drafti i ri për Dhomat e Specializuara

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t'u proceduar më…

8 minutes ago

Kërçeli kërkon sqarime për investimet në asetet e KEDS-it: Kush i financon milionat?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e regjistrimit të aseteve të KEDS-it, të financuara…

8 minutes ago

Ismajli do të mungojë deri në janar, Torino do ta ketë sërish vitin e ardhshëm

Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka mbyllur vitin 2026 para kohe për shkak të lëndimeve që i pësoi në ndeshjen e…

9 minutes ago

Rama kritika inspektorëve dhe Policisë: Jo më gjoba në copa letre, regjistër kombëtar për masat administrative, kamera aktive në trup!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

13 minutes ago

Prezantohet sistemi unik “e-Gjoba”/ Dashnor Sula: Çdo gjobë do të jetë e gjurmueshme deri në ekzekutimin e saj, qytetari duhet të dijë për cfarë është gjobitur

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

19 minutes ago