Nuk ka asgjë konkrete për transferimin e mundshëm të Elseid Hysajt te Lazio. Zërat e shumtë të ditëve të fundit, që e çonin mbrojtësin shqiptar të Napolit nën urdhrat e Sarrit, i hedh poshtë menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi.
“Hysaj ndjek Sarrin? Nuk është kështu, Lazio nuk më ka telefonuar, ne po punojmë për pista të tjera. Po e lexoj gjithandej këtë informacion, ndoshta do të marrë një telefonatë javën e ardhshme, por deri sot nuk kam pasur asnjë thirrje nga bardhekaltrit.”
Atëherë cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Hysajt? Një rebus që, me sa kuptohet, do të kërkojë edhe disa javë për t’u zgjidhur. Kontrata e lojtarit kuqezi me Napolin përfundon në fund të muajit dhe nuk ka asnjë perspektivë se mund të rinovohet.
Dashi Dashuria: Ata që kanë takuar kohët e fundit një person të veçantë, tashmë do të fillojnë të ndiejnë fluturat…
Ushtria izraelite ka nisur të hedhë ndihma humanitare nga ajri në Gaza mbrwmjen e sotme. Burime palestineze konfirmuan se pakot…
Edhe në përpjekjen e fundit që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë…
Zjarri vijon aktiv në malin e Shashicës, ndërsa flakët vijojnë të përhapen. Situata po përshkalllëzon dhe zjarri po i afrohet…
Nazmi Liçi është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim për një grabitje në qytetin e…
Policia e Lezhës ka arrestuar një 75-vjeçar shqiptar nga Kosova pasi refuzoi t'i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas policisë, i…