Elseid Hysaj vazhdon të jetë “ushtari” më i besuar i Mauricio Sarrit. Pavarësisht emrave që po mendon Lacio të afrojë apo ndryshimeve në skuadër, mbrojtësi kuqezi vazhdon të jetë zgjedhje e parë për teknikun i cili edhe në miqësoren e parë sezonale, nuk ka hequr dorë nga ai.
Ndonëse Hysaj është ndër të fundit që i është bashkuar në stërvitje Lacios pasi kishte qenë pjesë e përfaqësueses dhe gëzoi disa ditë më shumë pushim, në sfidën e parë sezonale, si zakonisht ndaj ekipit amator të Auronzos, mbrojtësi u rreshtua mes titullarëve.
Sarri i besoi vendin në të majtë të mbrojtjes, që është bërë i tiji në pjesën e dytë të sezonit të kaluar duke dhuruar paraqitje pozitive mjaft interesante. Një sinjal i qartë se Hysaj do të mbajë këtë vend edhe në sezonin e ri, sidomos tani që Lacio luan përsëri në Ligën e Kampioneve dhe duhet në fushë dikush që njeh mirë idetë e trajnerit italian.
Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Bilisht sapo ka dalë nga një klinikë dentare. Nga të dhënat…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka vënë ultimatum Volodymyr Zelenskyyt dhe Ukrainës. Trump ka përjashtuar mundësinë e lejimit të…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë…
Këngëtari pejan, Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas disa gjërave që kanë ndodhur së fundmi me të. Konkretisht,…
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Berat-Dimal. Sipas…
Hamasi ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, sipas një zyrtari të lartë. Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari…