sport

Hysa: Ju rrëfej se si një i verbër “shpiku” komentin për futbollin

Kreu i Shoqatës së të Verbëve, Ardjan Hysa, ka treguar se është shumë i apasionuar pas futbollit. Madje, ai bën humor me miqtë e tij, kur thotë se, gjatë debatit për futbollin, asnjë nga ata nuk thotë se ka dëgjuar fubollin.

“Pashë ndeshjen, themi ne, duke përfshirë kështu gjithë imagjinatën tonë për lojën e futbollit. Unë jam shumë tifoz dhe më pëlqejnë debatet për sportin. Dhe kur dëgjoj një koment më duket sikur po e  rishoh ndeshjen”, tha Hysa.

Të lidhura

None found

Madje ai rrëfeu edhe historinë e shpikjes së komentimit të futbollit, kur rrëfeu se historia e komentit të ndeshjeve ka lindur në Britani, kur babai shoqëronte fëmijën e tij të vwrbër në stadium dhe i komentonte lojën duke i shpjeguar se kush e merrte topin dhe se si shkonte historia e ndeshjes.

“Ky koment, që bënte babai për ndeshjen e emocionoi aq shumë të birin, por edhe njerëzit përreth, sa historia u përhap dhe kjo, thuhet se ka shënuar edhe nisjen e komenteve në radio, më pas në televizione, ku sot komentohet jo vetëm ndeshja, por çdo gjë për lojtarët”, u shpreh Hysa.

Ai shpjegoi edhe procesin e ëndërrimit të tij, që nuk ka perceptimin e ngjyrave dhe objekteve. “Ne të verbërit që nuk kemi perceptimin e ngjyrave, të objekteve, të botës, ëndërrojmë me zë. Unë ëndrrat e mia i kam si një shirit i regjistruar, me zë. Nuk kam ngjyra e as objekte. Por ama  ëndrra ime më e madhe ka qenë të integrohesha, dhe këtë integrim besoj se e kam arritur me shumë ngjyra”, tha Hysa në “Refleksione” në ABC.

Ai rrëfeu se si, bashkë me të tjerë, kanë nisur një betejë, që të garantojnë të drejtat e tyre, të përfaqësohen. “Komuniteti ynë ka shumë sfida. Por, ashtu si unë, ka edhe shumë të vërbër të tjerë që janë të arsimuar dhe integruar dhe që janë gati të marrin përgjegjësi në shoqëri”, tha Hysa, duke i bërë thirrje shoqërisë që të bëjë gjithçka për të kuptuar se, integrimi do të ishte drita më e madh, shikimi më i madh që mund t’i falej për situatën ku ata ndodhen.

“Integrimi na jep dinjitet dhe ne jemi njerëz që kërkojmë dinjitet, jo mëshirim për jetët tona. U kërkoj të gjithë atyre që janë sot në politikë apo institucione,  që nuk e shikojnë shtresën e njerëzve në nevojë, që të hapin sytë për të na krijuar mundësinë që ne të jetojmë me dinjitet”, tha Hysa.

të fundit

Dyshime për ngacmim seksual ndaj një pacienteje, ndalohet stomatologu 61-vjeçar në Tetovë

SPB Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin që dje u publikua në disa media, në të cilin…

3 minutes ago

Schuebel: BE-ja dhe vendet anëtare do ta mbështesin Kosovën në rrugën evropiane

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka deklaruar se BE-ja dhe shtetet anëtare do të vazhdojnë ta mbështesin…

5 minutes ago

PDK njofton mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit, përfaqësuesit e kësaj partie do t’i drejtohen mediave nga…

5 minutes ago

Zvicra lë jashtë Granit Xhakën nga ndeshjet e Ligës së Kombeve pas çështjes së certifikatave COVID-19

Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Murat Yakin për ndeshjet e ardhshme të Zvicrës në Ligën…

11 minutes ago

Berisha rendit skandalet e Edi Ramës: Kryeministri duhet të pyetet për Ergys Agasin, Arubën, KAYO-n dhe…

Këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…

14 minutes ago

Xhaka pas akuzave për certifikatën e COVID-19: “Kam kaluar edhe më keq

Granit Xhaka është përballur me pyetje të shumta pas raportimeve se ndaj tij është hapur një hetim nga Prokuroria e…

16 minutes ago