Pasi u fut në fushë si zëvendësues, Myrto Uzuni la gjurmë menjëherë me skuadrën e Granadas. Sulmuesi shqiptar ia doli të shënojë gol ndaj Almerias, në ndeshjen e La Liga.
Uzuni pësoi dëmtim në takimin e kaluar, çka detyroi trajnerin Lopez që ta aktivizonte lojtarin shqiptar vetëm në pjesën e dytë.
Për 28 vjeçarin shqiptar ky është goli i 3-të në elitën spanjolle, pas 8 ndeshjesh kampionat.
Kujtojmë që ai mori për dore skuadrën drejt ngjitjes në La Liga në edicionin që kaloi, duke “tundur rrjetën” jo pak por 23 herë. më parë Uzuni ka kontribuar në Kroaci për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa në Hungari mbahet mend që ka veshur fanellën e Ferencvaros.
Thashethemet ndikojnë këdo edhe pse çiftet tentojnë të ruajnë qetësinë dhe të shfaqen të lumtur në publik. Siç është edhe…
Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 90 të dënuar…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur “Rruga e Re”, në hyrje të qytetit Beratit. Bëhet…
Ernest Muçi është shndërruar në simbol të futbollistit spektakolar dhe golave të mrekullueshëm në kampionatin turk, përveç rëndësisë sportive që…
Një automjet i cili ishte i parkuar, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Bëhet me dije se…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar Bashkimin Evropian se dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, duke argumentuar se vendet…