Categories: sport

Humbja ndaj Vllaznisë na ka prekur”, Klafuriç: Tirana është gati për derbin me Dinamon

Pas disfatës 0-2 në Klasiken e Shqipërisë ndaj Vllaznisë në Shkodër, Tirana do të përballet nesër me Dinamon në derbin e kryeqytetit. Sfida e javës së 8-të të Superiores do të zhvillohet në orën 13:30, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Në konferencën për mediat, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, foli për përgatitjet e skuadrës.

“Synimi ynë në çdo ndeshje është fitorja. Pas një humbjeje, mënyra më e mirë për të reaguar dhe për të rikthyer besimin është të fitojmë sfidën e radhës. Çdo triumf ka të njëjtën vlerë, edhe pse një fitore në derbi mund të ketë një shije të veçantë.

Të lidhura

None found

Humbja ndaj Vllaznisë na ka trishtuar, por tani duhet të shohim përpara. Jemi të përgatitur për ndeshjen kundër Dinamos”, u shpreh Klafuriç.

Tekniku kroat theksoi gjithashtu vështirësinë që sjell mungesa e një fushe të qëndrueshme për Tiranën, veçanërisht në një përballje ku mbështetja e tifozëve ka rëndësi.

“Për ne nuk është një situatë e mirë, por nuk është as diçka e re. Për një klub të madh si Tirana nuk është pozitive të mos luajë në stadiumin e vet përpara tifozëve. Edhe futbollistët ndihen më mirë kur luajnë në fushën e tyre, ku e dinë se çfarë i pret dhe kanë mbështetjen e tifozëve.

E kemi analizuar takimin dhe e kuptojmë se çfarë ndodhi. Sa i përket rasteve të krijuara, paraqitja jonë nuk ishte aq e dobët, pasi patëm mundësi më të mira shënimi se Vllaznia, duke përfshirë edhe dy golat e realizuar prej saj.

Megjithatë, nuk arritëm t’i konkretizonim rastet tona. Ky është elementi kryesor ku duhet të përmirësohemi ndaj Dinamos: të shënojmë dhe të përfitojmë nga mundësitë që krijojmë”, deklaroi trajneri i Tiranës.

të fundit

Çitaku: Grupi Punues shfaq unitet dhe përkushtim në mbrojtje të UÇK-së

Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit…

14 seconds ago

Ilir Daja pret një derbi rivalizues: Dinamo synon vetëm fitoren ndaj Tiranës

Ilir DajaSuksesi 2-1 ndaj kampionëve të Egnatias ka rikthyer optimizmin te Dinamo, ndërsa tashmë “përplaset” për derbin e kryeqytetit kundër…

1 minute ago

Fines of up to 500,000 lekë for violations at assemblies as government approves new legal measures

Qeveria ka miratuar nismat e para të paketës së re ligjore kundër dhunës, të prezantuar pas protestave të dhunshme. Masat…

2 minutes ago

Government approves 5 million lek for Erion Vishkulli’s medical treatment

Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin…

3 minutes ago

Sommarøy and the idea of living without clocks: what the BBC found on the island seven years later

Sommarøy, një fshat i vogël peshkatarësh në Arktikun norvegjez, u bë i famshëm në vitin 2019 për një nismë të…

3 minutes ago

Thaçi: Officials in the Arlinda case should have left immediately, without waiting for reports

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, ka thënë se të gjithë zyrtarët e përfshirë në trajtimin e rastit…

4 minutes ago