sport

Humbja me Shqipërinë pas trajnerit, Kombëtares së Serbisë i ikin edhe 5 lojtarë

Pas humbjes ndaj Shqipërisë në Leskovc, Kombëtarja e Serbisë, ka pësuar një goditje të rëndë në rrugën drejt kualifikimit për Kupën e Botës.

Disfata nga kuqezinjtë jo vetëm që uli ndjeshëm shpresat për një vend në Botëror, por solli edhe dorëheqjen e trajnerit Dragan Stojkoviç..

Të lidhura

None found

Përballja e radhës e Serbisë do të jetë kundër Andorrës, ku për shkak të situatës aktuale, priten ndryshime të shumta në formacion.

Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Zoran Bata Mirkoviç, ndërsa pesë lojtarë kyç nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Nikola Milenkoviç, Andrija Zivkoviç, Predrag Rajkoviç, Luka Joviç dhe Dragan Rosiç, janë jashtë listës për shkak të lodhjes dhe dëmtimeve.

Në vend të tyre, janë ftuar Luka Lijeskiç nga Radnički 1923, Vuk Drashkoviç nga Crvena Zvezda dhe Mihajlo Cvetkoviç nga Anderlecht.

Serbia pritet të paraqitet me një formacion të dobësuar ndaj Andorrës, ndërkohë që atmosfera në kampin serb mbetet e rënduar, pas rezultateve të fundit dhe pasigurisë për të ardhmen.

të fundit

Horoskopi 12 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do jeni me ne fund gati…

29 minutes ago

Sara e rënduar pas debateve me Zhakun, Moza: Ishte fërkim momenti, s’mund t’ia thuash troç pa e njohur

Mes Sarës dhe Zhakut ka pasur një përplasje të fortë dhe të ashpër gjatë fundjavës që kamë pas. Me tone…

36 minutes ago

“Ngjarje tipike mafioze e viteve të fundit”, Artan Hoxha jep detaje për dhunimin e ish-kreut të PD-së në Lezhë

Gazetari Artan Hoxha, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për dhunimin e Sokol Tomës në autostradën e…

48 minutes ago

Fevziu kritikon ndalimin e garës në PD: Duhet të lejoheshin kandidatët, nuk ka kuptim garimi i vetëm në demokraci

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka kritikuar mungesën e kandidatëve në garën për…

1 hour ago

“Jam ndjerë e dhun*ar psikologjikisht”/ Sara ‘shpërthen’ pas konfliktit me Zhakun

Mes Sarës dhe Zhakut ka pasur një përplasje të fortë dhe të ashpër gjatë fundjavës që lamë pas. “Për mua…

1 hour ago

Zelensky paralajmëron Rusinë: Ukraina do t’i përgjigjet menjëherë çdo rikthimi të sulmeve masive

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të tërheqë "sanksionet me rreze të gjatë veprimi", ndaj objektivave ushtarake ruse…

2 hours ago