Kombëtarja Shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës në kuadër të përgatitjeve për takimin e ditës së shtunë me Hungarinë. Trajneri Edoardo Reja ka vendosur që të mos ftojë asnjë futbollist tjetër pas largimit të Erjon Hoxhallarit, i prekur nga COVID-19, duke e argumentuar vendimin e tij me faktin se pjesë e grupit janë një numër i mjaftueshëm mbrojtësish.
Ardian Ismajli është i vetmi futbollist i cili ka shfaqur probleme fizike dhe nuk është ende në 100% të formës së tij, megjithatë stafi teknik dhe ai mjekësor do të vlerësojnë gjendjen e 25-vjeçarit në ditët e ardhshme për të vendosur për aktivizimin e tij. Seanca stërvitore e kësaj të mërkure zgjati afër 80 minuta.
Skuadra kuqezi do të zhvillojë të enjten seancën e fundit stërvitore në Durrës, për t’u nisur ditën e premte drejt Hungarisë, ku do t’u japë fund përgatitjeve në “Puskas Arena”, stadium ku do të luhet ndeshja për kualifikueset e kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Shqipëria ndodhet në Grupin I, ku pas gjashtë ndeshjeve të para ka grumbulluar 12 pikë, duke u renditur në vendin e dytë, pas Anglisë kryesuese. Pas ndeshjes me Hungarinë, Shqipëria do të ndeshet me Poloninë, në “Air Albania”, në datën 12 tetor.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë…
Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Maqellarë të Dibrës. Sipas informacioneve paraprake,…
Në përpjekjen për të zënë terrenin e humbur në garën globale për dominimin në inteligjencën artificiale, CEO i Meta-s, Mark…
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak pas mesditës sot në kryeqytet. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 3 ballë raportohet se ishte…
Sara Hoxha dhe Ledri Vula vazhdojnë të jenë ndër emrat më të komentuar në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur të shtunën zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe ato…