kosovë

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe familja e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Ata dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K, rreth 61-vjeçar. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se me datë 01 gusht, rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok.

“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë: qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë.

të fundit

Arrestohet 48-vjeçari në Utah pas sulmit me thikë ndaj një myslimani, i dyshuari pranon motivin fetar

Një 48-vjeçar nga Utah është vënë në pranga pasi akuzohet se plagosi rëndë me thikë një burrë me besim islam…

13 seconds ago

Përmbyllja e tre grupkapitujve, Rama publikon pamje nga Konferenca Shqipëri-BE: Një ditë tjetër e shënuar për Shqipërinë Europiane

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e zhvilluar në Bruksel, ku u shënua mbyllja…

20 seconds ago

72 të burgosur përfitojnë nga amnistia, lirohen nga burgjet e Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar…

11 minutes ago

Tuchel: Anglia do të gjejë zgjidhjen për të frenuar Messin

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka paralajmëruar se ekipi i tij është i gatshëm të gjejë mënyrën për ta ndalur…

12 minutes ago

Pilot who landed plane on the Hudson reveals early-stage Alzheimer’s battle

Ish-kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, heroi i aviacionit që mahniti botën me uljen e paharrueshme të një aeroplani mbi lumin…

15 minutes ago

Dua Lipa’s support for the 46-day protests in Albania finds international echo

Qendrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, në mbështetje të protestave që po vijojnë tashmë prej 46 ditësh…

15 minutes ago