Përfaqësuesja e Holandës u ndal nga Maroku në Kupën e Botës që po zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë, por bashkë me eliminimin vjen edhe një statistikë vërtet e rrallë për këtë kombëtare.
Fakti më i veçantë është se Holanda nuk ka pësuar asnjë disfatë në kohën e rregullt të një ndeshjeje të Kupës së Botës që nga viti 2006.
None found
Humbja e fundit e holandezëve brenda 90 minutave daton pikërisht në atë edicion, kur Portugalia i mposhti 1-0 në raundin e 16-tave. Që nga ai moment, nisi një ecuri mbresëlënëse që do të mbetet në fuqi edhe pas këtij turneu.
Pas vitit 2006, Holanda ka munguar vetëm në një Kupë Bote, atë në Rusi, ndërsa në 23 ndeshje të luajtura në këtë kompeticion nuk është mundur asnjëherë në kohën e rregullt.
Në Kupën e Botës 2010 në Republikën e Afrikës së Jugut, Tulipanët fituan të tre sfidat e grupit ndaj Danimarkës, Japonisë dhe Kamerunit. Më pas kaluan Sllovakinë, Brazilin dhe Uruguain në fazën me eliminim direkt, përpara se të ndaleshin në finale nga Spanja, me golin e Iniestas në kohën shtesë.
Në Brazil 2014, Holanda shkoi deri në gjysmëfinale. Gjatë atij rrugëtimi ajo mori fitore kundër Spanjës, Australisë, Kilit dhe Meksikës, pastaj eliminoi Kosta Rikën me penallti në çerekfinale, ndërsa u largua nga turneu po pas penalltive ndaj Argjentinës. Më vonë mposhti Brazilin në ndeshjen për vendin e tretë.
Holandezët nuk arritën të siguronin pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018, ndërsa katër vite më pas, në Katar, fituan ndaj Senegalit dhe Katarit në grup dhe barazuan me Ekuadorin.
Në ndeshjen e parë të fazës eliminatore ata mundën Amerikën, por më pas u përjashtuan nga Argjentina pas goditjeve të penalltive.
Të hënën në mbrëmje, Holanda u eliminua sërish nga pika e bardhë, këtë herë nga Maroku, çka do të thotë se seria pa humbje në 90 minuta do të vazhdojë të paktën edhe katër vite të tjera.
Megjithëse mbetet e pamposhtur në kohën e rregullt gjatë kësaj periudhe, Holanda ende nuk ka arritur të shpallet kampione e botës. Në historinë e saj nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe dhe cilësohet si humbësja më e madhe e të gjitha kohërave, pasi është mundur në tre finale.
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të ndodhë kur…
Task Forca e Përbashkët e SHBA-së për Hemisferën Perëndimore, kreu një sulm ndaj një anijeje që operonte përgjatë rrugëve të…
Në Staten Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë është organizuar "Albanian Festival" duke bashkuar komunitetin…
Përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në Itali janë…
Tirana pritet të jetë sërish sot në fokus të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me zhvillimin e tubimit…
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, pasi moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe…